Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A ekziston bota tjetër?

A ekziston bota tjetër?

Pyetje:
Allahu ju shpërbleftë me Xhenet për punën që po e bëni! Desha t’ju pyes diçka, inshallah ma bëni hallall! Kam një problem. Jam
duke u shqetësuar dhe po  mendoj që pas vdekjes nuk ekziston një botë  tjetër. Po mundohem të besoj por assesi dhe në të  njëjtën kohë po shoh
ëndrra që po bëhet kiameti por unë po shpëtoj nga gjithëai kiamet. Nëse
keni mundësi të më bindni për botën tjetër dhe të më ndihmoni se me çka
kanë lidhje këto ëndrra. Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat!

Përgjigje:
Eselamu alejkum!
Ju vëlla, në realitet, besoni bindshëm në botën tjetër por shejtan
ju ngacmon dhe ju bën merak. Ju e dini se ai që nuk beson në botën
tjetër nuk është besimtar dhe nëse vdes me këtë besim hyn në  Xhehenem përgjithmonë. Por, ju lexoni duatë e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe lexoni Kur’an (arabisht, nëse nuk dini dëgjoni derisa ta mësoni leximin) dhe bëni dua që Allahu t’ua largojë këto vesvese. Allahu ju ndihmoftë!

Bedri Robaj

(Visited 180 times, 1 visits today)
Top