Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A E PRISH GJAKU ABDESIN?

A E PRISH GJAKU ABDESIN?

Pyetje: Selamun alejkum hoxh desha te te pyes si te veproj ne kete rast psh e lendoj pak doren apo kemben pamarr parasysh ndonje pjes te trupit edhe ajo fillon te pikoj gjak e un dua ta fali namazin,te pres derisa te ndalet gjaku koha e namazit do te kaloj,keshtu qe a mundem te marr abdes dhe te falem edhe pse vazhdon plaga te derdh gjak,fjalen e kam kur namazi na jet shum e von e skemi koh shum,se jo rregullisht se edim qe namazi i vonuar eshte haram por jetes nuk i dihet po vjen rasti te te mbes shum pak koh per ta kryer,mfal se ndoshta po e zgjas shum ju lutem ma beni hallall e ishalla jam e qart ne pyetjen,selamu alejkum Allahu ju shperbleft

Përgjigje:  Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Po keni qenë shumë qartë në pyetje. Mendimi më i drejtë i dijetarëve të Islamit është se dalja e gjakut nuk e prish abdesin, kështu që mos e vrit mendjen fare, sepse në transmetime është transmetuar se sahabët faleshin dhe plagët e tyre kullonin gjak dhe nuk ka tekst të saktë që e thotë se prishet abdesi. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

(Visited 128 times, 1 visits today)
Top