Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e njihni këtë?

A e njihni këtë?

TREGIMI I THERJES SË VDEKJES
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Do të sillet vdekja si një dash pa brirë, dhe thërret një thirrës: ‘O ju banorë të xhenetit!” Ata i ngritin kokat lart dhe presin çka do t’u thuhet. E thirrësi thotë: ‘A e njihni këtë?’ Ata përgjigjen: – Po, kjo është vdekja dhe secili prej nesh veç e ka parë (e ka përjetuar). Pastaj prapë thërret: ‘O ju banorë të xhehenemit!’ Ata i ngrisin kokat lart dhe presin çka do tu thuhet. E thirrësi thotë: ‘A e njihni këtë?’ – Po, e njohim, kjo është vdekja dhe secili prej nesh vetëm se e ka parë (e ka përjetuar). Atëherë ajo pritet (vdekja thërret) dhe u thuhet: ‘O ju banorë të xhenetit! Keni përjetësi e jo vdekje. O ju banorë të xhehenemit! Ju do të jeni përgjithmonë në të e nuk do të ketë vdekje.
Në një transmetim tjetër thuhet: “Banorëve të xhenetit u shtohet gëzimi edhe më shumë, ndërsa banorëve të xhehenemit u shtohet pikëllimi edhe më shumë, – dhe (Pejgamberi a.s.) e lexon ajetin kur’anor: “Dhe lëri që të presin ata deri në Ditën e Dështimit kur do të përfundojë çdo gjë, deri sa ata nuk janë në dijeni për të, e ata as që besojnë”. Ata jan indiferent, nuk janë në dijeni në këtë botë.

(Visited 111 times, 1 visits today)
Top