Sábado, 8/8/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e ke ditur?

A e ke ditur?

bletaBletet nuk e vizitojne dy here te njejten lule :Bletët nuk kthehen në lulen që e kanë vizituar më parë, për shkak të “senzorëve elektronik” në trupat e tyre, tregojnë rezultatet e hulumtimi shkencor të kryera në Universitetin Bristol.

Sekretari i fakultetit të shkencave natyrore, Muge Kanay, thotë se një bletë për të prodhuar gjysmë kilogrami mjaltë duhet të mbledh polenin nga dy milionë lule.

Ai, gjithashtu, thotë se bletët me këtë rast bëjnë shumë mund, por që kurrë nuk kthehen në të njëjtën lule dy here.

Ky fenomen i ka interesuar shkencëtarët nga Universiteti britanik Bristol, dhe kanë kryer hulumtimin i cili u publikua në revistën “Nature”

Sipas këtij hulumtimi, bletët në këtë përzgjedhje përdorin një teknologji të veqantë. Më konkretisht, saips Kanay, me ndihmën e senzorëve elektronikë që i kanë në trup, dhe të cilët reflektojnë dhe i shënojnë vizitat e hershme, ato kurrë nuk e vizitojnë dy herë të njëjtën lulen.

Ai ka shpjeguar që bletët gjatë rrahjes së krahëve prodhojnë energji elektrike, e cila shkakton fushë magnetike nën krahë, gjë që tërheq grimcat e polenit.

Kanay ka shpjeguar se me anë të këtij kontakti elektrik mbetet gjurma në lule, më saktë lulja mbyllet me fushën elektrike.

“Në këtë mënyrë bletët zbulojnë nëse ato kanë qenë në atë lule.

në këtë formë bletët kursejnë energjinë dhe kohën.

Më herët është dëshmuar që sënzorë elektronikë kanë edhe qentë dhe peshqit, kurse tani për herë të parë është raportuar qe ato i kanë edhe bletët”, thotë Kanay

(Visited 59 times, 1 visits today)
Top