Quinta-feira, 3/12/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e dini si krijohet njeriu?! Përshkrimi në Kur’an dhe zbulimi shkencor!

A e dini si krijohet njeriu?! Përshkrimi në Kur’an dhe zbulimi shkencor!

Njeriu është një krijësë e lartë që Krijuesi i Gjithësisë ka krijuar. Nga grada e lartë që ka njeriu atij i është nënshtruar universi. Një pjesë e madhe e njerëzve nuk kanë informacion të plotë rreth procesit sesi ata kanë erdhur në jetë. Disa prej tyre mendojnë teorinë e Darvinit ku prejardhjen njeriu e ka nga majmuni gjë e cila është hedhur poshtë sepse ska asnjë lloj argumenti logjik dhe faktues për të. Në shumë ajete njërëzve u bëhet thirrje që të përqëndrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet ardhja në jetë e njeriut fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb. Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: ” Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën?! A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?” ( El Uakia 57-59)

Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të informacionit të përmendur në disa ajete kuranore janë kaq të hollësishme saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin e VII të kishte njohuri për to. Me lejën e Zotit të Gjithësisë do të paraqisim disa nga pikat kryesore që më së shumti ju keni nevojë t’i dini!

1- Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.
2- Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra.
3- Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.
4- Emrioni zhvillohet brenda tri errësirave (shtresave) në mitër.

Në kohën e shpalljes së Kur’anit njerëzit e dinin me siguri që faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë mujash kuptohet nga të gjithë dhe s’kishte nevjë për vëzhgime të mëtejshme. Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paaritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shek e XX. Me lejën e Zotit të Gjithësisë në tekstin në vijim do të trajtojmë mënyrën sesi krijohet njeriu nga një pikë e farës.

(Visited 52 times, 1 visits today)
Top