Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e dini se në pjesën e prapme të gjuhës jetojnë bakterie të dobishme. Njihuni me funksionin e tyre të rëndësishëm!

A e dini se në pjesën e prapme të gjuhës jetojnë bakterie të dobishme. Njihuni me funksionin e tyre të rëndësishëm!

Bakteriet në përgjithësi njihen si shkaktare sëmundjesh dhe për të qenë të mbrojtur nga efektet e tyre të dëmshme, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me pastërtinë e trupit, ashtu dhe të ambjentit ku jetojnë. Por megjithatë jo shumë kohë më parë, shkencëtarët zbuluan praninë e disa bakterieve të
dobishme në trupin e njeriut dhe në veçanti në pjesën e prapme të gjuhës. Mbase mund të habiteni por është e vërtetë. Ka edhe bakterie të dobishme në trupin tuaj. Detyra e bakterieve në fund të gjuhës është që të ngordhin mikrobet e dëmshme që ndodhen në stomakun tuaj. Por sigurisht që kjo nuk është një detyrë e lehtë dhe për këtë kërkohen një seri veprimesh. Para së gjithash, këto bakterie
shndërrojnë nitratin që gjendet në perimet jeshile në nitrit. Megjithatë proçesi nuk ka mbaruar ende. Nitriti, në bashkëpunim me pështymën që sekretohet në gojë, ka një efekt vrasës ndaj mikrobeve. Me fjalë të tjera, bakteriet që ndodhen në fundin e gjuhës ndihmojnë në prodhimin e një substance mikrobvrasëse. Siç e dini, mikrobet
shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Falë bakterieve të dobishme që prodhojnë një substancë mikrobvrasëse ju jeni të mbrojtur ndaj shumë sëmundjeve. Këto bakterie të dobishme janë një nga shfaqjet e mëshirës së Zotit tonë, i Cili e krijoi trupin tonë në mënyrën më të përsosur. All-llahu i Madhëruar na ka dhënë shumë bukuri dhe dhurata. Për të
treguar pamundësinë për t’i numëruar këto dhurata në një ajet Kur’anor thuhet si më poshtë: Nëse do të mundoheshit t’i numëronit mirësitë e All-llahut, ju kurrë nuk do të arrinit t’i numëronit ato. All-llahu është i Mëshirshëm dhe Falës i Madh. (Sure En-Nahl: 18)

(Visited 41 times, 1 visits today)
Top