Terça-feira, 19/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e dini se Krijuesi i Gjithësisë ka krijuar 3 ujëra në fytyrën tuaj?!

A e dini se Krijuesi i Gjithësisë ka krijuar 3 ujëra në fytyrën tuaj?!

Argumentet që të çojnë te besosh Krijuesin e Gjithësisë janë të pafundme. Një ndër to është edhe krijimi i njeriut. Thotë All-llahu i Madhëruar në Kur’anin famëlartë: “ Edhe ne veten tuaj keni argumente, a nuk jeni duke i parë?  Edh-Dharijat 21

Njeriu është i mbushur me argumente të shumta që mendjet e shëndosha dhe zemrat e pastëra e vërejnë dhe e besojnë atë që ka krijuar gjithçka. Krijuesi i Gjithësisë ka krijuar në fytyrën e njeriut tre ujëra. Njëri është I HIDHUR,i dyti është i NJELMËT,kurse i teri është PA SHIJE.Uji i hidhur gjendet në vesh dhe i pengon insektet të mos na hyjnë në vesh.Imagjinoni, sikur të ishte uji në vesh i ëmbël. Kjo do të ishte delikatesë e vërtetë për milingonat.

Uji i njelmët gjendet në sy. Me njelmësinë e tij i pengon infeksionet e syrit i cili është organ shumë i ndjeshëm.Uji pa shije gjendet në gojë. Nëse do të kishte shije, nuk do ta njihnim shijen e vërtet të ushqimit të cilin e hamë.
Qoftë lavdëruar Allahu, i Cili krijon nga asgjëja!

(Visited 54 times, 1 visits today)
Top