Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e dini se çfarë ndodh kur pini ujë në stomak bosh?

A e dini se çfarë ndodh kur pini ujë në stomak bosh?

uk thuhet pa arsye se pa ujë nuk ka jetë, kështu që është shumë e rëndësishme për ju të pini një sasi të madhe të ujit të freskët gjatë ditës për trupin tuaj për të funksionuar normalisht.

Por çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë uji në stomak bosh në mëngjes ose sapo të zgjoheni?

1. Ndihmon për largimin e toksinave nga trupi

Derisa pimë ujë ai ka një efekt natyral në tretje. Gjatë natës, trupi ynë është duke punuar, domethënë, duke u përpjekur të hedh jashtë të gjitha toksinat. Kur pini ujë në stomak bosh në mëngjes, do t’i heqni të gjitha toksinat nga trupi juaj, do të ndiheni më të freskët dhe do të jeni më të shëndetshëm.

2. Përmirëson metabolizmin

Pirja e ujit në stomak bosh mund të rrisë shpejtësinë e metabolizmit deri në 24%. Rritja e metabolizmit nënkupton një sistem më të mirë të tretjes. Gjithashtu, pirja e ujit menjëherë pas zgjimit pastron zorrën e trashë dhe kështu absorbimi i lëndëve ushqyese është më i lehtë.

3.Uji vepron për humbje të shëndetshme në peshë

Kur pini ujë në stomak bosh në mëngjes, trupi juaj do të heqë qafe toksinat dhe tretja do të përmirësohet. Ju do të ndiheni më pak të uritur dhe uria do të reduktohet. Kjo është pikërisht ajo që do të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të kilogramëve të tepërta të shkaktuara nga mbiushqyerja.

4. Redukton aciditetin dhe problemet e tretjes

Tretja e dobët shkakton aciditetin e rritur në stomak, që ndodh kur acidi kthehet në ezofag. Por kur ju pini ujë në stomak bosh këto acide janë të holluar dhe ndikimi i tyre i keq është pakësuar.

5. Përmirëson pamjen dhe çehren e fytyrës

Dehidrimi shkakton rrudha të parakohshme dhe poret e thella në lëkurë dhe pirja e një gote uji në stomak bosh stimulon rrjedhjen e gjakut në lëkurë, gjë që i jep një shkëlqim të shëndetshëm. Gjithashtu, duke konsumuar shumë ujë gjatë ditës do të thotë që trupi juaj liron toksina dhe kështu do të përmirësohet pamja e fytyrës dhe çehres.

6. Do të keni flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim

Përveç dehidratimit që ndikon keq në lëkurë, ajo ka një ndikim të keq në rritjen e flokëve. Pirja e ujit ushqen flokët nga brenda, sepse marrja e pamjaftueshme e ujit mund të bëjë që flokët të jenë të brishtë dhe të hollë. Konsumimi i një gote uji në stomak bosh mund të ndikojë shumë efektivisht cilësinë e flokëve tuaj.

7. Fuqizon sistemin imunitar

Konsumimi i ujit në stomak bosh ndihmon në pastrimin dhe balancimin e sistemit limfatik, duke çuar në një rritje të imunitetit. Një sistem imunitar i fortë do t’ju mbrojë nga sëmundje të ndryshme dhe parandalon sëmundje të shpeshta.

Për këto arsye ujë të pijshëm në një stomak bosh menjëherë pas zgjimit ka shumë përfitime, dhe pa dyshim kjo është një nga opsionet më të thjeshtë për të përmirësuar cilësinë dhe mënyrën e jetesës pa shpenzime financiare.

/Përkthim:https://www.shendeti.info/

(Visited 62 times, 1 visits today)
Top