Quarta-feira’, 11/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e dini se bimët jeshile që konsumojmë çdo ditë janë plot me kimikate?!

A e dini se bimët jeshile që konsumojmë çdo ditë janë plot me kimikate?!

A e dini se bimët jeshile që konsumojmë çdo ditë janë plot me kimikate?!

Pemët dhe perimet që i blejmë nëpër super markete jo të gjitha janë të rritura pa pesticide në mënyrë organike.
Por nëse pastrimin e bëjmë si duhet mbi 70% e psticideve mund të largohen.

💧 Disa truke si t’i bëni frutat dhe perimet të sigurta për konsum💧

Ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të lirë për t’i larguar ato kimikate.
💧Tresni uthull të bardhë në ujë me një enë të thellë. Zhytni perimet në enë, ku të ketë 10% uthull dhe 90% ujë për 15 deri në 20 minuta. Pasi t’i hiqni do të vini re se uji i mbetur në enë është i ndotur. Më pas shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe shijoni ushqimin tuaj të freskët. Kjo metodë preferohet sidomos tek perimet me ngjyrë jeshile dhe që hynë në familjen e lakrës.

Sodë bikarboni është një metodë tjetër.
Vendosini perimet në një enë me ujë dhe hidhni tre deri në katër lugë me sodë bikarboni. Lërini për disa minuta dhe më pas shpërlani më ujë të bollshëm.

Është e rëndësishme që të investoni pak nga koha juaj në pregatitjen e ushqimit tuaj, nëse nuk do doni të përfundoni duke konsumuar një porcion me toksina me vaktin tuaj. Dhe kështu mbroni shëndetin tuaj dhe të familjes.

Blerta.Kryeziu
Kimiste

(Visited 2,658 times, 1 visits today)
Top