Terça-feira, 20/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A e dëmtojnë shëndetin frekuencat elektromagnetike?

A e dëmtojnë shëndetin frekuencat elektromagnetike?

Ndoshta është lehtë të harrojmë se ne në thelb jemi “qënie elektrike”. Sepse të gjitha funksionet tona biologjike që ndodhin përbrenda trupit tonë rregullohen nga rryma, duke filluar nga të rrahurat e zemres deri te funksionet e trurit tonë dhe reaksionet metabolike që ndodhin në secilën qelizë.

Kur të mendosh në këtë mënyrë atëherë mund të na duket logjike se ekspozimi ynë i pandërprerë ndaj fushave elektromagnetike që lirohet nga pajiset elektrike që na rrethojnë ngado do të rezultonte në pasoja shëndetësore të një lloji apo tjetri. Shumica prej nesh rrethohemi ditë e natë nga sinjalet WI-FI, celularët, telefona pa tela, kompjuter dhe një mori paisje të tjera elektrike – që të gjitha lirojnë Frekuenca Elektromagnetike.

Sipas Dr. Ann Louise Gittleman, autore e librit Zapped: Why Your Cell Phone Shouldn’t Be Your Alarm Clock and 1,268 Other Ways to Outsmart the Hazards of Electronic Pollution, ne jemi të ekspozuar ndaj nivelit rrezatimit radioaktiv për 100 milion herë më shumë se stërgjyshërit tanë.

Ashtu si Dr. Gittleman sqaron në librin Zapped, hulumtimet tregojnë se trupi i njeriut është tejet i ndjeshëm ndaj edhe më të voglit rrezatim, njëlloj si ai që lirohet nga celularët dhe telefonat pa tela. Trupi i kap këto frekuenca elektrike artificiale dhe ato ndërlidhjen me frekuencat natyrale të saj duke penguar në komunikimin qelizor dhe duke krijuar përgjigje biokimike.

Një studim zbulues i publikuar në Journal of the American Medical Association ka konfirmuar atë që Dr. Gittleman dhe ekspertët tjerë thonin për fushat elektromagnetike. Hulumtuesit në Institutin Kombëtar për Shëndetësi kanë zbuluar se thjesht vetëm mbajtja e një celulari aktiv afër kokës për 50 minuta prodhon ndryshime të dukshme në metabolizmin e trurit.

Ky studim është tejet i rëndësishëm për shkak se ofron të na tregoj se trupi i njeriut është i ndjeshëm edhe ndaj niveleve të vogla të rrezatimit elektromagnetik që lirohet nga celulari. Studimet e mëparshme shkencore kanë lidhur Frekuencat Elektromagnetike me:

1- Inflamacion kronik
2- Dhembje
3- Probleme kognitive
4- Pengesa në gjumë
5- Lodhje
6- Depresion
7- Dhimbje koke
8- Dëme nervore
9- Kancer
10- Probleme me zemrën

Pas këtij leximi lind pyetja: Ç′duhet të bëjmë që të mbrojmë veten nga këto frekuenca? Kjo është një pytje shumë e rëndësishme kur marrim parasysh se shmangja e plot ndaj frekuencave elektromagnetike është e pamundur dhe jo një opsion i mundshëm.

Në librin Zapped, Dr. Gittleman ofron ca udhëzime praktike për të zvogëluar ekspozimin tuaj ndaj fushave elektromagnetike.

Ja ku keni disa shembuj që ajo rekomandon:

1- Shkurto kohën dhe numrin e telefonatave që bën duke përdor telefonin celular.
2- Mbaj celularin tuaj sa më larg nga koka që është e mundur. Shkruaj (SMS mesazhe) ose përdor altoparlantin e celularit sa më shpesh.
3- Në shtëpi përdor telefona me tela të modës së vjetër në vend të atyre bashkëkohor pa tela.
4- Largo të gjitha apo shumicën e pajisjeve elektrike nga dhoma e fjetjes.
5- Mbaj laptopin larg nga prehëri, vëje ne tavoline.
6- Konsumo super-ushqime dhe suplementar antioksidues për të luftuar radikalët e lirë që krijohen nga emetimi i Frekuencave Elektromagnetike.
7- Përdor teknologji tokëzimi për të stabilizuar ritmet elektrike të trupit dhe minimizuar efektet e interferencës së frekuencave elektromagnetike.

Duke implementuar këto dhe disa tjera strategji Dr. Gittleman pretendon se ka arritur përmirësime të mëdha në shëndetin e saj si dhe në shëndetin e njerëzve të tjerë që ajo ka ndihmuar.

(Albeu)/

(Visited 19 times, 1 visits today)
Top