Sábado, 4/2/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

A doni t’ju lajmëroj juve rreth njerëzve sherraxhi? 

A doni t’ju lajmëroj juve rreth njerëzve sherraxhi? 

“A doni t’ju lajmëroj juve rreth njerëzve sherraxhi?
Thanë, po o i dërguari i Allahut.
Tha: “Ai që han i vetëm, nuk ndihmon nevojtarët dhe rreh punëtorin e shërbëtorin e tij”.

Përsëri thotë: “A doni t’ju lajmëroj juve rreth njerëzve më sherraxhi”?
Thanë, po o i dërguari i Allahut.
Tha: “Ai që urren njerëzit dhe njerëzit e urrejnë atë”.

Përsëri thotë: “A doni t’ju lajmëroj juve rreth njerëzve edhe më sherraxhi”?
Thanë, po o i dërguari i Allahut.
Tha: “Ai që nuk pranon justifikimet e të tjerëve, dhe nuk i fal gabimin”.

“A doni t’ju lajmëroj juve rreth njerëzve edhe më sherraxhi se këto”?
Thanë, po o i dërguari i Allahut.
Tha: “Prej atij që nuk pritet hajër, dhe nuk ruhesh nga sherri i tij”.

Musned Imam Ahmed.