Sexta-feira, 21/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A doni t’ju falen mëkatet, t’ju pranohen lutjet dhe namazi?



A doni t’ju falen mëkatet, t’ju pranohen lutjet dhe namazi?

A doni t’ju falen mëkatet, t’ju pranohen lutjet dhe namazi?

Atëherë lexojini këto thënie profetike dhe jetoni nën hijen e tyre:

– “Kushdo, që kur t’i është afruar shtratit të tij (për të fjetur), thotë: ‘Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, i Vetmi, i paortak. Atij i takon pushteti, atij i takon falënderimi dhe Ai ka mundësi të bëjë çdo gjë. Nuk ka as mundësi e as fuqi, përveç se me Allahun. I lartësuar qoftë Allahu, falënderimi i takon vetëm Allahut, nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe Ai është më i madhi’ do t’ia fal Allahu atij mëkatet, edhe nëse janë sa shkuma e detit” (Transmeton Ibën Hibani).

– Arabisht: (La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulk, ue lehul-halmdu, ue huve ala kuli shej-in kadir, la haule ue la kuvete, il-la bil-lah, subhanAllah, uel-hamdu lil-lah, ue la ilahi il-lallah, uall-llahu ekber)

– “Kujtdo që i del gjumi natën dhe thotë: ‘Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, i Vetmi, i paortak. Atij i takon pushteti, atij i takon falënderimi dhe Ai ka mundësi të bëjë çdo gjë. Falënderimi i takon vetëm Allahut, i lartësuar qoftë Allahu, nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe Ai është më i madhi, Nuk ka as mundësi e as fuqi, përveç se me Allahun’ pastaj thotë ‘më fal o Zot’ ose lutet (për çfarëdo që dëshiron, do t’i përgjigjet lutja, e nëse merr abdes dhe fal namaz, do t’i pranohet namazi”. (Trasnmeton Tirmidhiu).





– Arabisht: ‘La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulk, ue lehul-halmdu, ue huve ala kuli shej-in kadir, uel-hamdu lil-lah, subhanAllah, ue la ilahi il-lallah, uall-llahu ekber, ue la haule ue la kuvete, il-la bil-lah’

Tani që i mësove, mbetet vetëm t’i praktikosh. Mos e humb mundësinë e faljes së mëkateve, e as mundësinë që lutjet e tua të pranohet, aq më pak që të falësh namaz të pranuar. Mundohu ta praktikosh këtë lutje çdo natë!

Liridon Tërstena

(Visited 532 times, 1 visits today)




Top