Quinta-feira, 18/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A dëshiron rizk të shumtë dhe jetë të gjatë?



A dëshiron rizk të shumtë dhe jetë të gjatë?

A dëshiron të jesh pranë Zotit?

Nëse dëshiron të jesh pranë Zotit, Profeti a.s thotë:”Pozicioni kur robi është më pranë me Zotin e tij, është sexhdeja, prandaj i shtoni lutjet tuaja!”

A dëshiron të fitosh sevapin e një haxhi?

Thotë Profeti a.s:”Vizita e Qabes (Umreja) gjatë Ramazanit është ekuivalente me një Haxh.”

A e dëshiron një shtëpi në xhenet?

Thotë Profeti a.s:”Kush ndërton një xhami, Zoti do e shpërblejë me një shtëpi në xhenet.”

A dëshiron të fitosh kënaqësinë e Zotit?

Thotë Profeti a.s:”Zoti kënaqet me robin e tij, që sa herë ha dhe pi, e falënderon Zotin.”

A dëshiron të pranohen lutjet e tua?

Thotë Profeti a.s:”Lutja mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet mbrapsht.”

A dëshiron të fitosh sevapin e agjërimit të një viti të plotë?

Thotë Profeti a.s:”Agjërimi i tre ditëve çdo muaj, është ekuivalent me agjërimin e të gjithë vitit.”

A dëshiron që sevapet të jenë sa malet?

Thotë Profeti a.s:”Kush shoqëron një xhenaze dhe pret derisa ti falet namazi, ka sevapin e një kirati. Kush pret derisa të varroset, do të ketë sevapin e dy kirateve.” Dikush e pyeti:”Çfarë është kirati o i dërguar i Allahut?” Ai u përgjigj:”Një mal i madh.”

A dëshiron të jesh në shoqërinë e Profetit a.s në xhenet?

Thotë Profeti a.s:”Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin do të jemi si këta të dy në xhenet” dhe bashkoi gishtin tregues me atë të mesit.”

A e dëshiron sevapin e luftëtarit në rrugë të Zotit, atij që falet dhe atij që agjëron?

Thotë Profeti a.s:”Ai që kujdeset për një grua të ve dhe për një të vobektë, ka sevapin e atij që lufton në rrugë të Zotit…” Thotë transmetuesi i hadithit:”Mendoj se shtoi:”Edhe të atij që falet pa u ulur dhe të atij që agjëron pa ndërprerje.”

A dëshiron që të mos ndërpriten veprat e mira edhe pas vdekjes?

Thotë Profeti a.s:”Kur vdes njeriu, i ndërpriten veprat e mira përveç tre prej tyre:”Një sadaka rrjedhëse, një dije e dobishme dhe një fëmijë i mirë që lutet për të.”

A dëshiron të përvetësosh një nga thesaret e xhenetit?

Thotë Profeti a.s:”La haule ve la kuvete il-la bil-lah, është një nga thesaret e xhenetit.”





A e dëshiron sevapin e namazit të një nate të plotë?

Thotë Profeti a.s:”Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, sikur ka falur gjysmën e natës dhe kush fal sabahun me xhemat, sikur ka falur gjithë natën.”

A dëshiron ta lexosh një të tretën e Kuranit për një minutë?”

Thotë Profeti a.s:”Kul huvallahu ehad, është një e treta e Kuranit.”

A dëshiron ta rëndosh peshoren e veprave të tua të mira?

Thotë Profeti a.s:”Dy fjalë të dashura për të Gjithëmëshirshmin, të lehta për gjuhën por të rënda në peshore; Subhalallahi ve bi hamdihi, subhanallahil adhim.”

A dëshiron rizk të shumtë dhe jetë të gjatë?

Thotë Profeti a.s:”Kush dëshiron ti shtohet rizku dhe ti zgjatet jeta, le të shkojë mirë me njerëzit e gjakut.”

A uron që Zoti ta pëlqejë takimin me ty?

Thotë Profeti a.s:”Kush e pëlqen takimin me Zotin, edhe Zoti e pëlqen takimin me të.”

A dëshiron të jesh në mbrojtjen e Zotit?

Thotë Profeti a.s:”Kush fal sabahun është në besën e Zotit.”

A dëshiron të falen gjynahet edhe pse janë të shumta?

Thotë Profeti a.s:”Kush thotë;”Subhanallahi ve bihamdihi, njëqind herë në ditë, i fshihen gjynahet edhe sikur të jenë si shkuma e detit.”

A dëshiron që të largohesh nga zjarri shtatëdhjetë vite?

Thotë Profeti a.s:”Kush agjëron një ditë për hir të Zotit, Ai do e largojë nga zjarri shtatëdhjetë vite.”

A dëshiron të lartësojë Zoti?

Thotë Profeti a.s:”Kush tregohet modest me Zotin kështu – dhe e uli dorën poshtë – Ai do e lartësojë kështu – dhe e ngriti dorën lart.”

 

(Visited 30 times, 1 visits today)




Top