Quarta-feira’, 24/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kisha e Lacit dhe Monoteizimi fetar !



Kisha e Lacit dhe Monoteizimi fetar !

Kisha e Lacit dhe Monoteizimi fetar !

Ndersa merrja informacione te ndryshme neper internet, me rastisi te shoh edhe qe nje faqe te Kishes se Lacit

(e etiketuar edhe kisha e shen Antonit ose Shna Nduit ne dialekt) kishte 76.383 njerez te regjistruar.

Po ne kete faqe, lexova edhe “Kisha e lacit eshte nje vend i shenjte ku besojne te gjithe pa dallim feje apo vendbanimi”. Duke qene se i perkas besimit islam dhe islami na meson te lexojme e studiojme ceshtjet, e shtyre edhe nga kurioziteti rreth kesaj kishe, u informova me teper rreth “besimit ne Kishen e Lacit”.

Disa nga informacionet qe arrita te gjej (shumica me shume se informazione ishin gojedhena te ndryshme te pa dokumentuara) eshte qe: Shën Antoni i Padovës, para thirrjes quhej Fernando Bulhão. Njihet ndër të krishterët shqiptarë edhe si: “Shna Ndoi ose Shna Ndou” tek të krishteret katolikë, dhe “Shën Andoni” ndër të krishterët ortodoksë. U lind me 15 gusht 1195 në Lisbonë, prandaj quhet edhe Antoni i Lisbonës në disa vende, dhe vdiq me 13 qershor 1231 në Arqela të Padovës dhe njihet më shumë si Shën Antoni i Padovës. Ka qenë një frat (vëlla) françeskan, dhe është shenjt i kishës katolike, i cili njihet për një përkushtim shumë të fortë. Njekohesisht profesor teologjie dhe predikues luftoi herezine katare, veçanerisht ne France. U shperngul pastaj ne Bolonja e me pas ne Padova dhe është shenjti mbrojtës i ketij qyteti.

Shen Antoni vdiq ne moshen 36 vjecare. Për numrin e shumte te mrekullive qe i njihen atij u kanonizua nje vit pas vdekjes, nga Papa Gregori IX. Ne vitin 1946, Papa Pio XII e ka renditur Sh.Antonin mes doktoreve te kishes katolike, dhe i ka dhene titullin doktor evangjelik, ne lidhje me shkrimet e tija dhe ne predikimet qe bazohen ne citimet e Ungjillit.

Bazilika e madhe e Padoves i është perkushtuar Shen Antonit. Datelindja e tij është sjelle nga tradita. Festa e tij është me 13 qershor dhe ne Padova festohet me kremtimin e nje procesioni.

Fenomeni ne Shqiperi

Jane miliona shqiptaret  qe besojne ne fuqite sheruese te ketij shejti dhe vendi.  Fakti qe me impresionon me shume eshte se adhurohet ky vend edhe nga muslimanet te cilet duke mos ditur as rendesine e ketij adhurimi e as peshen qe ka ne monoteizmin islam vazhdojne ti drejtohen me lutje, mbeshtetje e frike atij.

Monoteizmi islam nenkupton njehsimin e Zotit ne adhurim, kjo do te thote qe ti drejtohen vetem e vetem atij veprat e zemres si frika, mbeshtetja, dashuria, shpresa, lutja etj, dhe veprat e dukshme qe ben njeriu si peligrinazhi (vend per te cilin eshte zgjedhur Meka), falja, agjerimi, zekati (dhenja e nje pjese te pasurise) etj. Nuk lejohet ne islam te  shpresohet nga nje person i cili ka vdekur vite me pare duke qene se muslimanet kane per Zot Allahun, Ate qe nuk vdes kurre i cili na ka thene ne Kuran:

“ Allahu eshte nje, nuk ka Zot tjeter  pervec Atij. Ai eshte mbikqyres i perhershem  dhe i perjetshem. Ate nuk e kap as kotje e as gjume, gjithcka ka ne qiej dhe ne toke eshte vetem e Tij. Kush mund te ndermjetesoje tek Ai, pos me lejen e Tij, e di te tashmen qe eshte prane tyre dhe te ardhmen, nga ajo qe ai di, tjeret dine vetem aq sa Ai ka deshiruar. Kursija e Tij perfshin qiejt dhe token. Kujdesi i Tij ndaj te dyjave, nuk i vjen rende, Ai eshte me i larti, me i madhi” (Bekare 255)

Ka shume prej njerezve qe nuk dine se besimi ne vende apo njerez ( te gjalle apo te vdekur) si te shejte eshte nder padrejtesite me te medha qe i behet Zotit, kjo sepse Zoti eshte i vetmi qe mund te plotesoje lutjet, te permiresoje gjendjet, tu jape zgjidhjeve problemeve e megjithate njerezit u drejtohen vendeve  dhe njerezve te vdekur…

Besimi apo shpresa ne kete kishe quhet ne islam idhujtari.  Denominohet me kete emer ngase njeriu qe ka frike, dashuri, shprese ne kishen e Lacit, e asocion ate me Zotin, Krijuesin; i jep kishes te drejten e adhurimit me zemer e kjo e drejte i perket vetem Atij qe ka krijuar te gjithe njerezit, dhe Atij te cilit nje dite duhet ti japim llogari per veprat tona.

Njezet e tre vjet ka thirrur i Derguari ne monoteizem, ne adhurimin e Nje Zoti dhe ne largim nga idhujtaria. Jane te shumta edhe argumentet qe Allahu na jep ne Kuran rreth rrezikut te adhurimit te vendeve apo njerezve:

“S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt do.” (En-Nisa, 48)

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij…” (El Isra, 23).

“S’ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos Allahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t’ju përgjigjen juve, nëse thoni të vërtetën.” (El A’raf, 194)

“Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij.” (Junus, 107)

Njerëzimi e ka kuptuar Jezusin në katër mënyra: Sipas ateistëve Jezusi nuk ka ekzistuar fare. Për çifutët Jezusi është një hebre heretik, i lindur nga një grua e përdalë, andaj nuk gëzon të drejtën të quhet shpëtimtar (Mesia). Për të krishterët ai është zot, ose bir i Zotit. Kurse, sipas islamit, Jezusi (Isai a.s.) është i dërguar nga Zoti.[1]

Nën ndikimin e romakëve, të cilët, edhe pse e pranuan krishterizmin, nuk i braktisën zotat e tyre mitologjikë dhe nuk u bënë monoteistë të vërtetë, kisha i inkorporoi dhe i transplantoi mitet e tyre brenda mësimit të saj. Kjo degjeneroi me futjen e mitit të trinitetit si pjesë e pandashme e besimit të krishterë. Ndërkaq, Islami është kategorik në faktin se Zoti dhe krijesa nuk janë të njëjtë ontologjikisht, prandaj as Krijuesi nuk mund të transformohet në krijesë dhe as krijesa nuk mund të lartësohet, ose të shndërrohet në Zot.[2] Kjo do të thotë se është e pamundur zbritja e Zotit në tokë ose inkarnimi i Tij në trupin e njeriut, gjegjësisht në trupin e Jezusit, siç predikon doktrina e krishterë.

Duke e parë devijimin e popujve nga rruga e vërtetë dhe ndryshimin e librave të shpallur prej të Madhit Zot. Allahu xh. sh. para 14 shekujsh dërgoi pejgamberin e Tij, të dërguarin e Tij të fundit, Muhamedin s.a.v.s., me fjalën e Tij finale, dërguar njerëzimit. Librat e mëhershëm nuk u ruajtën ashtu siç u shpallën. Bibla e sotme është një përzierje e gjurmëve të mbetura të fjalëve të Zotit, me fjalët e profetëve, të historianëve, të autorëve dhe të njerëzve të tjerë, ashtu që as autorët e librave nuk dihen saktësisht.

 

 

Feja islame, Kur’ani është ai që ringjalli dhe e përtëriu fenë e Isait a.s./ Jezusit dhe fenë e të gjithë të dërguarve të tjerë para tij. Pika kryesore me të cilën islami, apo Kur’ani, ka ardhur është sqarimi i konceptit të Zotit, që është edhe esenca e vërtetë e fesë. Koncepti i Zotit në krishterizëm ka arritur deri në atë shkallë sa Zoti të krahasohet me vetitë dhe cilësitë njerëzore, duke i bërë shok Zotit, duke i bërë ortak, duke e adhuruar dikë tjetër në vend të tij etj.

 





Kur’ani është një udhëzues që e ndan dritën nga errësirat dhe na tregon në mënyrë perfekte se çka mund të besohet e çka nuk mund të besohet nga Bibla.[3]

 

Fetë e pavërteta e kanë të përbashkët një koncept bazë lidhur me Zotin: ose pretendojnë se të gjithë njerëzit janë zota, ose se natyra është Zot, ose se Zoti është një pjellë e imagjinatës së njeriut. Pra, mund të thuhet se mesazhi bazë i feve të pavërteta është se Zoti mund të adhurohet në formën e krijimit të Tij. Fetë që s’e thonë të vërtetën e ftojnë njeriun në adhurimin e krijimit duke e quajtur krijimin, ose disa aspekte të tij, Zot. P.sh., Pejgamberi Isai a.s./ Jezusi, i ftoi pasuesit e vet të adhuronin Zotin, por ata që pretendojnë të jenë pasues të tij sot i ftojnë njerëzit në adhurimin e Jezusit, duke pohuar se ai ishte Zot.[4]

 

Pra, Kur’ani erdhi që ta largojë njeriun nga adhurimet të ndryshme pagane, ta largojë nga rruga e shtrembër dhe ta udhëzojë në rrugën e drejtë, ashtu siç bënë edhe të dërguarit e Zotit xh. sh.

 

Orientalistja e famshme italiane, dr. Laura Veccia Vaglieri, në librin “An Interpretation of Islam”, thotë:

 

“Pejgamberi arab, me zërin që ka qenë i frymëzuar me lidhje të fortë me Krijuesin e Vet, ua ka predikuar monoteizmin më të pastër adhuruesve të fetishit dhe ithtarëve të krishterizmit e të judaizmit të prishur… Falë islamit, paganizmi, në të gjitha format e tij, qe mundur. Vizioni i kozmosit, ritualet religjioze dhe traditat e jetës shoqërore qenë liruar nga të gjitha lajthitjet, të cilat i patën degraduar, kurse mendimi njerëzor qe liruar nga paragjykimet. Njeriu, më në fund, qe bërë i vetëdijshëm për dinjitetin e tyre. I përulej vetëm Krijuesit dhe Sunduesit të mbarë njerëzisë… “. [5]

 

 

Orientalisti francez, E. Demerngem, thotë:

 

“Mesihu a. s., në Kur’an, ka vend të ngritur. Lindja e tij nuk ishte e zakonshme, si e njerëzve të tjerë. Ai ishte i dërguari i Allahut, të cilit Zoti i foli me zë… Kur’ani e ka për qëllim krishterizmin e vërtetë kur thotë: Isa a. s., është rezultat i fjalës që Zoti ia përcolli Merjemes dhe ai është njeri. Kur’ani e lufton doktrinën e atyre që besojnë Isanë (Jezusin) për Zot… Ai nuk e lufton krishterizmin e vërtetë. Prandaj, i krishteri duhet të jetë i kënaqur me sulmin që Kur’ani ia bën trinitetit”.[6]

 

Napoleon Bonaparti thotë:

 

“Musai (Mojsiu), ia ka shpallur fenë e Zotit popullit të vet, Isai (Jezusi) botës romake, kurse Muhamedi a. s. tërë botës. Arabia ishte vend pagan. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhamedi e njohu botën me besimin në Një Zot të Vetëm, që është Zoti i Ibrahimit, i Musait dhe i Isait. Arianët dhe sektarët e tjerë, e çoroditën botën me diskutime mbi trinitetin: Atin, të birin dhe shpirtin e shenjtë. Ndërkaq, Muhamedi shpalli se Zoti është Një, kurse triniteti imponon idenë e idhujtarisë”. [7]

 

Disa mund te thone: “Po si i shpjegoni te gjitha te mirat qe u kane ndodhur njerezve pasi kane vizituar kete kishe”?

Pergjigjen ne prizmin islamik e ofrojne persona me te specializuar se une, e gjeni ne nje dokumentar te pergatitur nga hoxhallare shqiptare dhe kosovare ne  kete link, keni durimin ta degjoni deri ne fund nese me te vertete jeni te interesuar te gjeni qetesine e problemeve tuaja  pa u drejtuar ne vende apo njerez qe vetem do tua shtojne ato:

 

http://www.youtube.com/watch?v=AQRm2IdIGwk

 

Zoti na falte per gjynahet qe bejme, dhe na shtofte dijen te dallojme te drejten nga e gabuara! 

(Visited 657 times, 1 visits today)




Top