Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

81 Tornado sulmojnë Amerikën

81 Tornado sulmojnë Amerikën

amerika

Të paktën 81 tornado goditën Shtetet e Bashkuara. Gjashtë persona kanë humbur jetën, qindra u plagosën ndërsa disa konsiderohen të humbur, mes tyre edhe një fëmijë 10 vjeçar, në Illinois. Aktualisht në rrezik është New Jersey e New York.

Tornado te forta ka gjithashtu në dhjetë shtete të rajonit Midwest të Shteteve të Bashkuara, që mund të rrezikojnë gati 53 milionë persona.
Shtetet më të rrezikuar janë: Illinois, Indiana, Michigan, Ohio, Wisconsin, Iowa e Missouri, raporton TCH.

Stuhitë po largohen drejt Lindjes dhe siç raportohet mund te shndërrohen në tornado pranë brigjeve të New Jersey dhe zonës së New York.

Policia e Ilinoisit ka frikë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë, shumë persona dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja./ kohaislame/