Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

8 gjëra që një mashkull pëlqen te partnerja e tij, edhe pse nuk i pranon



8 gjëra që një mashkull pëlqen te partnerja e tij, edhe pse nuk i pranon

Format- Kur një mashkull zgjedh partneren e tij e bën sepse e ndjen realisht se është shpirti i tij binjak. Nuk dashurohet vetëm mendërisht pas saj por edhe pas formave fizike, që sipas tij janë unike.

Mënyra e të folurit- Secili prej nesh ka një mënyrë të vetëm të të folurit. Partneri është i dhënë aq shumë pas kësaj mënyre, sa nuk bën dot pa fjalët e saj.

Buzëqeshja- Një frazë e famshme thotë, ‘Më thanë që për ta bërë të dashurohej duhet ta bëja të qeshte, por sa herë që ajo qeshte, dashurohesha unë pas saj”… dhe kjo është e vërtetë.

Defektet- Secili prej nesh ka defektet e vetme, kush më shumë e kush më pak të dukshme. Por kur një mashkull dashurohet, për të bëhen thjesht karakteristika të veçanta të saj.

Mënyra e zgjidhjes së problemeve- Për partnerin, femra është pikë referimi në momentet më të vështira. Pëlqen që të dëgjojë këshillat e saj, pasi e di që mund të besojë 100%.





Vështrimi- Të parit në sy një person, është një veprim mjaft intim. Mashkulli e dashuron atë dritën speciale që gjendet në sytë e partneres së tij dhe i duket sikur si sytë e saj nuk i ka askush, shkruan noa.al.

Mënyra si luan me flokët- Thuhet se është një veprim për të joshur një mashkull, por për femrat është një gjë normale të luajë me flokët, madje ndodh spontanisht.

Kontakti fizik- Qëndrimi pranë, ose thjesht kapja për dore ka shumë rëndësi në një histori dashurie. Mashkulli i do shumë këto kontakte, qoftë edhe kur mbështesni kokën te kraharori i tij. /a.y/noa.al

(Visited 12 times, 1 visits today)