Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

7 BURIME USHQIMORE, MAHNITESE TE HEKURIT

7 BURIME USHQIMORE, MAHNITESE TE HEKURIT
Pasja e nje sasie te mjaftueshme hekuri ne organizem eshte e rendesishme, pasi ky mineral rrit aftesine e trupit ne transportimin e molekulave te oksigjenit. Hekuri eshte gjithashtu i rendesishem per prodhimin e energjise. Mungesa e tij mund te çoje drejt anemise si dhe drejt lodhjes. Ekspertet thojne qe mungesa kronike e hekurit mund te shkaktoje demtimin serioz te organeve jetesore.
Per shkak se trupi arrin te rregulloje sasine e hekurit qe ju konsumoni, nje mbidozim hekuri ne organizem eshte i rralle. Gjithsesi, mund te ndodhe veçanerisht nese merrni suplemente hekuri – keshtu që kini kujdes qe te ndiqni sic duhet udhezimet e mjekut. Lajmi i mire eshte se suplementet nuk jane te nevojshme per gjithe kohen, kjo pasi ka shume ushqime qe e permbajne hekurin, si nga burimet bimore , ashtu edhe shtazore. Por, te perfshini te meposhtmet ne dieten tuaj siguron marrjen e sasise se duhur te hekurit gjate gjithe kohes.
1. MELÇITE.
Gjelit te detit, pules apo qingjit qe t’ju mundesoje juve te perfitoni 36% te kerkeses suaj ditore per hekur. Melçia eshte gjithashtu nje burim i mire i vitamins A qe eshte e mire per syte, si dhe zink, fosfor, selen dhe baker. I vetmi problem i melçise eshte se perban sasi te larta te yndyrnave te ngopura (saturated fat) dhe kolesterol te keq.

2. FARAT.
Konsumimi i 28 gram (rreth 142 cope) te farave te kungullit ju mundeson te perfitoni 23 % te nevojes suaj ditore per hekur. Farat e Sezamit, linit, apo chias jane gjithashtu burime te mrekullueshme hekuri. Pervec hekurit, farat permbajne gjithashtu proteina, kalcium, magnez, fosfor, manganez, baker dhe zink.

3. OYSTERS.
Mund te perfitoni rreth 13% te nevojes tuaj ditore per hekur duke konsumuar 25 gram midhje. Ka shume fruta deti te tjera qe furnizojne trupin tuaj me nje sasi te mire mineralesh. Si psh skallops, oktapodet, sepjet te cilat permbajne proteina, niacin dhe vitamin B12.

4. FRUTA TE THATA.
Nese ju pelqen te ushqeheni ndermjet vakteve me to, si snack, ose ti perdorni me kos, mungesa e hekurit do jete gjeja e fundit per te cilen do ju duhet te shqetesoheni. Kjo pasi ato jane burim i mrekullueshem hekuri. Psh, 28 gram i arrave inde perbejne 9% te nevojes tuaj ditore ndersa e njejta sasi e kikirikeve perben 7% te nevojes ditore per hekur.

5. MISHI PA DHJAM.
Pothuajse 18% e nevojes tuaj ditore per hekur mund te perfitohet nga 85 gram mish i kuq vici apo qingji. Pervecse ju mban larg nga anemia dhe lodhja nga mungesa e mineraleve, mishi i kuq gjithashtu e furnizon trupin tuaj me nje sasi te mire te proteinave, magnez, fosfor, zink dhe vitaminat B1, B6 dhe B12.

6. LEGUMET.
Nese jeni ne kerkim te burimeve ushqimore shtazore te hekurit, bathet duhet te jene ne maje te listes suaj te pazarit. Nje kupe bathe soje, psh, siguron 49% te nevojes tuaj ditore per hekur. Fasulet e zeza, te kuqe, jeshile, me lara dhe qiqrrat jane gjithashtu nje burim i mire proteinash, thiamine, folati dhe fibrave dietike.

7. PERIMET ME GJETHE JESHILE TE ERRET,
Ju mund te perfitoni deri ne 36% te nevojes tuaj ditore per hekur duke konsumuar nje kupe (180 gram) spinaq te gatuar. Ka dhe shume gjethe te tjera jeshile te errta qe gjithashtu furnizojne trupin tuaj me hekur. Si psh gjethja zviceriane (Swiss chard), gjethet e rrepes dhe panxharit.

 

(Visited 44 times, 1 visits today)
Top