Monday, 18/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Qepa e kuqe trëndafili kundërmues



Qepa e kuqe trëndafili kundërmues

Qepa e kuqe ndonjëherë quhet dhe “trëndafili kundërmues”.

Qepa e kuqe është e pasur me komponentë të squfurit, që janë përgjegjës për erën e fortë të saj, por edhe për disa efekte të dobishme për shëndetin.

1. Përfitimet kardiovaskulare
Ka prova shkencore se sunstancat tek qepa veprojnë kundër bllokimit të enëve të gjakut dhe akumulimin e padëshiruar te trombociteve. Në mënyrë të ngjashme, një efekt i dobishëm vepron për uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe triglicerideve, po ashtu vepron dhe ne përmirësimin e membranës qelizore në qelizat e kuqe të gjakut. Në këtë mënyrë qepa është e shkëlqyer në parandalimin e sulmeve të zemrës si rezultat i përmbajtjes së jashtëzakonshme të flavonoideve.

2. Përdoret për kockat dhe indet lidhëse
Studimet kanë treguar se qepa është e shkëlqyer në përmirësimin e dendësisë së kockave dhe mund të ketë një ndikim të rëndësishëm për gratë në menopauzë që përballen me humbjen e saj. Përveç kësaj, gratë që kanë kaluar menopauzën dhe e hanë qepën çdo ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e thyerjes se ijeve. I njëjti studim tregoi se gratë të moshës më të vjetër, që kanë ngrënë më rrallë qepë (një herë në muaj ), nuk kishin shumë dobi nga ajo. Përmbajtja e lartë e komponimeve të squfurit ndikojnë favorshëm në indin lidhës që kërkon squfur për t’u formuar.

3. Anti – Inflamator
Molekulat unike të squfurit në qepë pengojnë aktivitetin e makrofageve – qelizat e bardha të gjakut të veçanta që luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar dhe e cila ka funksionin të mbrojë për të drejtuar një gamë të plotë të përgjigjeve inflamatore. Aktiviteti i makrofageve është zakonisht një gjë e mirë, por nganjëherë ndalimi i veprimtarisë së saj është vendimtare që inflamacioni kronik të jetë nën kontroll. Antioksidantët nga qepa janë një burim i madh i anti – inflamatoreve, sepse parandalon oksidimin e acideve yndyrore në trup.





Mbrojtja kundër kancerit 
Eshtë provuar se qepa zvogëlon rrezikun prej shumë lloje të kancerit, edhe kur konsumohet ne sasi te vogel (kanceri i zores se trashe, kanceri i fytit dhe i vezoreve). Megjithatë, mos kurseni në qepë nëse dëshironi t’i keni të gjitha përfitimet shëndetësore të saj. Mundohuni të shtoni së paku një qepë në përgatitjen e ushqimit.

4. Përfitime të tjera shëndetësore
Qepa është e shkëlqyer në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, dhe në parandalimin e infeksioneve bakteriale. Së bashku me komponimet e squfurit, antioksidant si quercetin nga familja e flavonoideve ka aktivitet të fortë anti-bacterial. Interesant, një studim tregoi që qepa e freskët, e grire, e pagatuar ka me shumë efekt antibakterial në bakteriet e padëshiruara, por nëse e lini atë shumë në ajër (2 orë) – ajo humb të gjitha përfitimet anti-bakteriale. Prandaj është shumë e rëndësishme metoda e përgatitjes dhe ruajtjes së qepës, nëse doni të përfitoni nga ajo.

Fakte mbi qepën
1. Qepa e freskët dhe e papërpunuar, e copëtuar ose grimcuar, ka efektin më të mirë në shëndetin e njeriut. Nëse nuk mund ta duroni erën e saj duhet ta zieni, do të duhet të përdorni të paktën katër qepë që ajo ta ketë të njëjtin efekt si e gjallë.
2. Edhe pse qepa ndonjëherë quhet “trëndafili kundërmues”, në fakt mund ta shërojë trëndafilin nga sulmi i insekteve të gjetheve. Thjesht përzieni qepën e grirë me ujë dhe me lëngun e fituar spërkatni gjethet e trëndafilit.
3. Erën e keqe pas konsumimit të qepës mund ta largoni nëse pini lëng limoni ose nëse i hani disa feta limoni.
4. Era e qepës është më intensive pasi ta copëtojmë apo imtësojmë atë me thikë.
5. Nëse e vendosim qepën në plagë, ajo shërohet më shpejt.
6. Kur qepën e grimcuar dhe të papërpunuar e vendosim mbi aknet ato do të shërohen më shpejt. Sekreti është në kombinimin e fuqishëm të quajtur Allicin, i cili e bën qepën një nga antioksidantët më të mirë në mesin e ushqimeve.
7. Një studim i kryer në Universitetin e Pensilvanisë ka dëshmuar se përbërësi i qepës i quajtur “disulfide diallyl”, mund t’i reduktojë qelizat e kancerit të zorrës së trashë.
8. Një tjetër studim i kryer në Universitetin e Washingtonit tregoi se përbërësi i përmendur është njëqind herë më efektiv se antibiotikët tjerë në reduktimin e problemeve të tretjes, të shkaktuara nga bakteret.
9. Cila është sasia ideale e qepës e cila do t’i bënte mirë shëndetit tuaj?
Universiteti i Maryland-it ka rekomanduar dozë të përditshme prej 2 deri 4 gramë të qepës së freskët të grimcuar; 600-1200 mg në ditë të ekstraktit të qepës; dy tableta nga 200 mg tri herë në ditë, nëse bëhet fjalë për qepën e ngrirë; 4 ml në ditë, nëse bëhet fjalë për ekstraktin e lëngshëm të qepës; 20 ml në ditë të tretësirës së qepës ose 0,03-0,12 ml tri herë në ditë në qoftë se përdorni vaj qepe.