Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

6 ushqimet që çhelmojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj tretës



6 ushqimet që çhelmojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj tretës

Mëlçia është një nga organet më të rëndesishme të trupit të njeriut e lidhur drejtpërdrejt me aparatin tretës, por jo vetëm, ajo luan një rol kyc në shumë procese metabolike: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.); përmban depozitat e hekurit dhe të bakrit; prodhon substanca për të përthithur vitaminën K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës. Këto dhe shumë funksione të tjera që janë jetësore për të jetuar, por kur mëlçia është e infekatuar me parazitë dhe toksina gjëja e parë që duhet të bëni është të ndryshoni regjimin ushqimor. Shtoni në shportën e konsumit 6 ushqimet e mëposhtme:

1.Domatet: Domatet janë shumë të pasura me glutation, një proteinë shumë e rëndësishme që detoksifikon mëlçinë. Ato përmbajnë gjithashtu licopen, i cili parandalon shfaqjen e kancerit të gjirit, të lëkurës dhe kancerit të mushkërive.

2.Qitro: I pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe gluation, fruti i qitros jo vetëm që detoksifikon trupin tuaj, por përmirëson funksionin e mëlçisë.

3.Agrumet: Agrumet janë një zgjedhje shumë e mirë për të stimuluar mirëfunksionimin e mëlçisë, posaçërisht limoni që ka në përmbajtjen e tij shumë vitaminë C, kjo e fundit sintetizon substancat toksike në substanca që përthithen lehtësisht nga uji.

4.Shafrani i Indisë: Shfarani i Indisë është një erëz e cila u jep një shije karkateristike pjatave, gjen përdorim të gjerë në ritualet e përkujdesjes personale, por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj si çtoksikues i mëlçisë.





5.Molla: Një mollë në ditë, mban larg toksinat nga mëlçia për një vit. Molla ka në përmbajtjen e saj pektinë, një antioksidant që mbron mëlçinë nga veprimi i radikaleve të lira dhe e pastron atë duke depozituar toksinat në rrugët e sistemit tretës.

6.Hudhra: Alicina dhe seleniumi, dy përbërës natyralë të hudhrës aktivizojnë enzimat detoksifikuese të mëlçisë dhe përmirësojnë funksionet e saj.

(Visited 4 times, 1 visits today)