Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

6 SHENJA QË TREGOJNË SE MËLÇIA JUAJ ËSHTË PLOT TOKSINA!

6 SHENJA QË TREGOJNË SE MËLÇIA JUAJ ËSHTË PLOT TOKSINA!

Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të trupit. I mbushur me toksina ai rresht së kryeri këto funksione dhe i shkakton trupit tonë probleme të ndryshme.

Ne po ju japim 6 shenja për të kuptuar se mëlçia juaj po “qan”.
Shpëtojeni sa më parë atë!

Dhimbje në zonën e mëlçisë

Dhimbja në zonën e sipërme, të djathtë të barkut tuaj është një shenjë që mëlçia juaj mund të jetë në telashe.
Zakonisht, kjo është një dhimbje e shurdhër.
Megjithatë, nganjëherë bëhet mjaft intensive.
Mos harroni se puna e mëlçisë është të ç’helmojë dhe të ndihmojë trupin të filtrojë mbeturinat.
Kur mëlçia preket nga një sëmundje, nuk mund të veprojë në mënyrë efikase.
Ajo fryhet nga dhimbjet dhe i dërgon trupit shenjat të toksicitetit.

Ënjtje të legenit dhe kyçit të këmbëve

Kur e injoroni problemin, mëlçia e dobët përpiqet të riparojë veten.
Por e ka të vështirë të funksionojë normalisht kështu që grumbullohet një lëng tek këmbët duke i fryrë ato.
Lajmi i mirë është se ënjtja në këtë rast nuk ka dhimbje.
Megjithatë, efekti i gravitetit e bën ënjtjen më të dukshme në pjesën e poshtme të trupit.

4. Fitimi i peshës

Çdo vit, gjithnjë e më shumë njerëz fillojnë një dietë të shëndetshme, por ende luftojnë me çështjet e peshës.
Nëse keni përvoja në shtimin e peshës jo si rrjedhojë e hormoneve, atëherë mëlçia është fajtori.

Alkooli, ëmbëlsuesit artificial, yndyrnat, ilaçet e rëndojnë mëlçinë, e mbingarkojnë dhe nuk ju lejon të humbni peshë.

3. Alergjitë

Shpesh, alergjitë janë rezultat i një mëlçie të mbingarkuar dhe të ngadaltë. Kur ka shumë substanca që hyjnë në qarkullimin e gjakut, truri i njeh si alergen, lëshon antitrupa dhe kimikate të cilat shkaktojnë skuqje dhe kruajtje.
Mëlçia e shëndetshme, nga ana e saj, pastron në mënyrë të përkryer gjakun e të gjitha molekulave të dëmshme.

2. Lëkura e verdhë dhe sytë e verdhë

Kur sytë ose lëkura e një personi kthehet në të verdhë, shkenca e quan atë verdhëz.
Verdhëza në vetvete nuk është një sëmundje, por më tepër një simptomë e keqfunksionimeve të mundshme.

Normalisht, verdhëza shfaqet kur një mëlçi e sëmurë e bën sistemin të grumbullojë shumë bilirubinë, një pigment të verdhë që formohet nga ndarja e qelizave të kuqe të gjakut, “të vdekura” në mëlçi.
Mendoni se çfarë ndodh kur mëlçia nuk arrin të shpëtojë bilirubin së bashku me qelizat e kuqe të gjakut?

Lodhje kronike

Sindromi i lodhjes kronike i ngjan një sëmundjeje të gjatë të gripit.
Mëlçia, në një masë të madhe, kontribuon në furnizimin me energji në trup.
Shndërron glukozën në glikogjen dhe e ruan atë për përdorim të mëvonshëm.

Mëlçia e sëmurë, vështirë se mund të prodhojë glukozë dhe ka shumë pak hapësirë ​​për ta ruajtur atë.

Përshtati Adela Zeneli

Human liver