Quinta-feira, 19/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

6 Menyra me efektive ne kushte shtepie per eleminimin e puçrave!

6 Menyra me efektive ne kushte shtepie per eleminimin e puçrave!

Aknet jane nje nga problemet me te zakonshme te lekures qe prek gati 85% te njerzve te grupmoshes 12-24 vjec.
Hulumtimet kane treguar se dietat e larta në sheqer dhe karbohidrate shkaktojne puçrra, ndërsa prodhimet e qumështit, për shkak të niveleve të larta të hormoneve, gjithashtu kontribuojnë në shtimin e puçrrave te fytyres.
Puçrra është një shenjë e mosbalancimit në trupin tuaj dhe mund të trajtohet ne menyre efektive nepermjet ndryshimeve te ndjeshme ne dieten tuaj dhe ne menyren e jeteses tuaj.

Nëse keni të bëni me një shpërthim të madh pucrrash ne fytyre dhe jeni duke kerkuar ndihme ,mund te provoni nje ose me shume te menyrave te meposhtme te bera ne kushte shtepie:

Aloe Vera
Duke përdorur një lugë, merrni xhelin nga një gjethe aloe, dhe zbatojeni ate ne lekure. Përsëriteni 1-2 herë në ditë, ose sipas dëshirës.

Uthull molle
Përziejeni një pjesë uthull molle dhe tri pjesë të ujit (përdorni më shumë ujë nëse lëkura juaj është e ndjeshme). Aplikoni përzierjen në zonën e prekur duke përdorur një top pambuku. Prisni 5-20 sekonda, pastaj shpelajeni me uje. Përsëriteni këtë proces një deri në dy herë në ditë, sipas nevojës.

Çaj jeshil
Vnedosni caj jeshil në ujë të vluar për tre deri në katër minuta dhe të lereni te ftohet pak. Aplikoni çajin në lëkurë duke përdorur një shishe llaku ose top pambuku. Lejoni të thahet dhe me pas shpelajeni me uje.

Maske me mjalte dhe kanelle
Krijoni një paste me 2 lugë mjaltë dhe 1 lugë çaji kanelle. Aplikoni përzierjen në zonën e prekur dhe lëreni për 10 deri në 15 minuta.Me pas shpelajeni me uje te bollshem.

Vaj i pemes se cajit
Përzieni një pjesë të vajit të pemës së çajit me nëntë pjesë ujë. Përdorni një top pambuku për të aplikuar përzierjen në zonat e prekura. Përsëriteni një ose dy herë në ditë, ose sipas nevojës. (Pema e çajit është e fuqishme, kështu që gjithmonë hollojeni atë para se ta aplikoni atë në lëkurën tuaj.)

Hani më shumë ushqime të pasura me zink
Nivelet e ulëta të zinkut shoqerohen me puçrra të rënda, kështu që nëse dyshoni se nivelet tuaja mund të jenë të ulëta, mundohuni të shtoni më shumë ushqime të pasura me zink, si mish vici te ushyqer me bar,pule,fara kungulli,kerpudha,spinaq.

Burimi://articles.mercola.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

 

(Visited 374 times, 1 visits today)