Terça-feira, 15/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

6 brengat e fëmijëve tonë! Si ti evitojmë…

6 brengat e fëmijëve tonë! Si ti evitojmë…

femija

Sipas pediatrit të njohur Renee A. Alli nga statistikat që janë bërë thuhet se këta janë 6 pikat që më shumti i mundojnë fëmijët në vitet e para kur fillojnë në shkollë:
1. Pothuajse çdoherë shqetësohen se kanë shuë detyra dhe si do ti bëjnë – Ndihmoni ata në detyrat e shtëpisë që të ndjehen se kanë mbështetje dhe u japin një shtytje të fuqishme në bërjen e tyre madje qoftë edhe vet pasi që të fillojnë
2. Shpesh i harojnë se çfarë kanë pasur për detyrë shtëpie – Këshilloni që çdo herë në çdo fletore përkatëse ti shënojnë detyrat e shtëpisë
3. Lodhen shumë pasi që vin nga shkolla – Këshilloni që të flejn herët në mbrëmje dhe nëse janë shumë të lodhur edhe pasi që të vin nga shkolla.
4. Shpesh ankojnë nga çantat e rënda me libra – Mësoni që në shkollë ti marin vetëm librat e duhur mos i ngarkojnë çantat pa nevojë sepse u deformohet shtylla kurizore nga pesha
5. Shpesh kanë frikë të tregojnë ndodhitë në klase dhe për notat – Konsultohuni me mësuesit e fëmijve jo për ti qortuar por për ta kuptuar ku çalojnë në mësim për ta tejkaluar problemin.
6. Si ndryshon sjellja e tyre ? – Intersohuni se me kë shoqërohen tepër shumë sepse shoqëria i nxit ata për të qenë nxënës punëtorë e të suksesshëm ose përtac e të dështuar.
Shtesa ynë:
– Bëni dua që fëmijët tuaj të jen më të mirët në shkollë sepse duaja e prindit nuk refuzohet.
– Nëse ju nuk keni aritur të bëheni një profesionist i suksesshëm , mbjellni ambicie tek fëmijët tuaj për të aritur kulmet e profesioneve.
– Mësoni fëmijët me historitë e profetëve dhe të parëve të umetit tonë që do ti bëjnë atë të rriten në frymën burrërore dhe guximtare.
Përgatiti dhe përshtati: Dr. Visar Xhaferi

(Visited 33 times, 1 visits today)
Top