Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

5 ushqimet qe i bejne mire cdo femre



5 ushqimet qe i bejne mire cdo femre

Portokalli, molla, dardha, lakra dhe arra ndihmojnë femrat që të mbeten aktive edhe në moshë të thyer. Ky është përfundimi i një studimi amerikan, sipas të cilit dieta e bazuar në fruta, perime dhe me pak sheqer, kripë dhe yndyrna të përpunuara bën që femrat të jenë më pak të brishta në moshë të madhe.

Në fillim të këtij viti, Dr. Michael Greger tha se të hash dy grushta me arra në javë mund të zgjasë jetën e femrave po aq sa e zgjat 4 orë ecje në javë. Studime të mëparshme kanë treguar se arrat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe prekjes nga diabeti. Gjithashtu, ulin nivelin e stresit, parandalojnë sklerozën dhe ulin kolesterolin.

Të pasura me më shumë antioksidantë mbrojtës sesa lajthitë apo bajamet, 6 arra në javë ulin rrezikun e brishtësisë në moshë të thyer, sipas studimit të ri të publikuar në “Journal of Nutrition”.
Ndërkohë, një studim i Universitetit të Miçiganit vitin e kaluar zbuloi se një mollë në ditë ulte me 9% mundësinë për të shkuar te doktori. Dr. Francine Grodstein, e Shkollës së Mjekësisë së Harvardit, tha: “Ka pasur shumë kërkime shkencore që janë përqendruar në moshën e tretë, në sëmundje si diabeti dhe sëmundjet e zemrës, por shumë pak vëmendje i është kushtuar cilësisë së jetës në pleqëri. Mesazhi i thjeshtë i këtij studimi është që të hash ushqime të shëndetshme, si arrat, portokalli, molla, dardha dhe lakra mund të ndihmojnë femrat që të qëndrojnë të pavarura në pleqëri. Domethënë që mund të bëjnë vetë gjërat e domosdoshme që i duhen për mirëmbajtjen e vetes”.





Kërkuesit shkencorë vëzhguan të dhëna nga 54 762 femra gjatë një periudhe 30-vjeçare për të dalë në përfundimin se portokalli, molla, dardha, lakra dhe arra ishin ushqimet më të përdorura nga gratë e moshuara të cilat ishin të zonjat e vetes./SHIJE.AL

(Visited 35 times, 1 visits today)




Top