Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

5 mënyra si të bindni fëmijën e vogël se nuk ka nevojë të përdorë smartfonët

5 mënyra si të bindni fëmijën e vogël se nuk ka nevojë të përdorë smartfonët

Shumica e prindërve përmendin sigurinë si arsye më të zakonshme për dhënien e një telefoni fëmijës, por 23% e prindërve pranojnë dhënien thjesht sepse shokët e fëmijës së tyre kanë një të tillë.

I pyesni pse ata kanë nevojë për një telefon

Për shumë fëmijë, të cilët u bëjnë presion prindërve për një celular, motivimi kryesor është se të gjithë në shkollë kanë një të tillë. Pra, pyesni fëmijën tuaj pse ata e duan atë, përtej përpjekjes për t’u përshtatur me turmën. Në qoftë se ata tashmë kanë një tabletë, i pyesni se çfarë funksionaliteti ka telefoni, që tableti i tyre nuk ka.

Shpjegojini koston

Një smartphone nuk është aspak një investim të lirë. I shpjegoni fëmijës koston dhe zhvilloni një plan, për mënyrën sesi ata mund ta përfitojnë atë.

Ofrojini telefonin tuaj

Pra, për të shpëtuar veten nga kostot, i lejoni që të përdorin telefonin tuaj në një afat të caktuar kohor.

Bindini

Shpjegojuni atyre kur mendoni se është e përshtatshme që ata të kenë një telefon.

Zgjidhni një ditëlindje për t’ia dhuruar

Fëmija do ta mirëpresë këtë zgjidhje dhe ju do të fitoni kohë./tesheshi.com/

(Visited 49 times, 1 visits today)
Top