Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

5 Mënyra natyrale për kurimin e mykut të lëkurës në shtëpi!

5 Mënyra natyrale për kurimin e mykut të lëkurës në shtëpi!

A keni kërpudha apo myk në këmbë apo në duart tuaja? Zbuloni se si t’i kuroni ato natyrshëm me këto menyra natyrale ne shtepi.

Disa nga sëmundjet më të zakonshme të shkaktuara nga kërpudhat ndryshe i themi myku, janë si më poshtë:

Myku ne kembe.
Zakonisht jepet në verë si rezultat i nxehtësisë dhe djersës në këtë zonë të trupit.
Nga ana tjetër, “candidiasis”, një infeksion vaginal i shkaktuar nga kërpudhat dhe që mund të jetë për shkak të një gamë të gjerë faktorësh si shtatzënia ose marrja e kontraceptivëve oralë.
Dhe së fundmi, onikomikoza, e cila ndikon në thonjtë dhe është shumë e zakonshme tek njerëzit e moshuar.

Mjetet më të mira në shtëpi për të trajtuar semundjet kërpudhore:

Hudhra
Hudhra është një nga mjetet më të mira në shtëpi që ekzistojnë kundër kërpudhave. Përveç kësaj, pasi ai është një përbërës i natyrshëm, ai mund të zbatohet për njerëz të çdo moshe pa asnjë problem; madje edhe fëmijë.
Hudhra mund të aplikohet në dy mënyra. Nga njëra anë, ju mund të merrni një thelpi hudhër të papërpunuar, i cili është jashtëzakonisht i dobishëm për të eliminuar patogjenët e dëmshëm të pranishëm në zorrë. Megjithatë, nuk është një mundësi shumë e mirë për ata që nuk e duan hudhren.
Nga ana tjetër, nëse ka p.sh. kërpudha në këmbë, mund të aplikoni një paste me hudhër. Thjesht vendosni një thelpi të hudhrave në një paste, copëtojini me pak ujë. Të dy përbërësit perziejini mire dhe aplikojeni pasten drejtpërdrejt tek kërpudha. Ai pershpejton shërimin.

Kripë deti
Kripa e detit është jashtëzakonisht e dobishme si një ilaç në shtëpi kundër kërpudhave. Ndihmon për të hequr qelizat e ngordhura duke ndihmuar lëkurën të rigjenerohet.
Nëse jetoni pranë detit, një mundësi e mirë është të futni këmbët tuaja drejtpërdrejt në ujin e detit; nëse keni kërpudha në këmbët tuaja do të jetë shumë e dobishme. Nëse nuk jetoni pranë detit, atëherë blini kripë deti dhe hollojeni atë në ujë.Pastaj, këmbët mbajini te zhytura ne ujin me kripe.

Aloe vera
Pa dyshim, aloe vera është një nga përbërësit natyralë me një numër më të madh të vetive të dobishme për lëkurën. Ajo ka një fuqi të madhe hidratuese dhe riparuese dhe, përveç kësaj, stimulon aktivitetin qelizor në një mënyrë të mrekullueshme.
Prandaj, mund të aplikohet direkt në kërpudha për të përshpejtuar shërimin e tyre.

Kos natyral
Një përbërës që praktikisht gjendet ne cdo shtëpi dhe që është shumë i dobishëm për të luftuar patogjenë të ndryshëm, të tilla si kërpudhat. Një nga avantazhet e saj të mëdha është se ajo shërben për të përshpejtuar procesin e eliminimit të kërpudhave nga çdo zonë e trupit: sqetullat, zonat intime, këmbët, fytyra.
Masazhoni butesisht me kos zonen e prekur . Lereni të veprojë për rreth 30 minuta dhe shpelajeni me = ujë të ngrohtë te bollshem. Është e këshillueshme që të përsëritet ky proces çdo ditë derisa kërpudhat të zhduken.

Lëng limoni
Një nga menyrat më të vjetra dhe më efektive në shtëpi për trajtimin e kërpudhave. Limoni përmban acid, i cili, në kundërshtim me atë që mund të duket, ndihmon lëkurën të shërohet
Aplikimi i këtij ilaçi është shumë i lehtë dhe i shpejtë. Shtrydhni nje limon dhe me lengun e tij aplikoni në zonën e prekur nga kërpudhat. Aplikimi duhet të bëhet gjithmonë gjatë natës, sepse nëse pas aplikimit dilni ne diell, kjo mund të shfaqe njollat.

/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 99 times, 1 visits today)
Top