Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

5 arsyet pse ju vonohet cikli menstrual

5 arsyet pse ju vonohet cikli menstrual

Cikli i rregull menstrual mund të na krijojë shqetësime ditët e para të tij, por është një ndër shenjat më të dukshme të një organizmi të shëndetshëm. Mos u shqetësoni, nuk ka asnjë lejlek për ju. Kur shfaqet ndonjë vonesë do të thotë se diçka nuk po shkon ashtu siç duhet me shëndetin tuaj. Prandaj, në këtë artikull po ju rendisim arsyet kryesore të vonesës së ciklit menstrual:
1. Luahtjet në peshë: Sipas studimeve të ndryshme,luhatjet e shumta të peshës mund të sjellin vonesë të ciklit menstrual. Trupi nuk është në gjendjen e tij natyrale, ka pësuar ndryshime dhe duhet pak kohë derisa çdo gjë të kthehet sërish në normalitet.
2. Stresi: Stresi është një ndër arsyet kryesore për vonesën e menstruacioneve, hormonet e tij çrregullojnë ciklin e zakonshëm të ovulacionit duke sjellë ndërprerje të përkohshme të tij.
3. Menopauza e parakohshme, e cila zakonisht prek femrat tek të 40-tat e tyre jo vetëm që vonon ciklin, por e eleminon gradualisht si funksion femëror.
4. Pilulat kontraceptive: Përdorimi i pandërprerë i kontraceptivëve ju mbron nga shtatzënitë e padëshirueshme, por çekuilibron ciklin tuaj. Hormonet që përmbajnë këto pilula shkaktojnë vonesa të ciklit, anemi të lehtë dhe gjendje lodhjeje.
5. Intoleranca ndaj glutenit: Personat që janë intolerantë ndaj glutenit duhet të tregohen shumë striktë me regjimin e tyre ushqimor, pasi rastet e anashkailimit apo abuzimit mund të shkaktojnë vonesë apo çrregullime të ciklit menstrual.living

(Visited 330 times, 1 visits today)
Top