Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

5 arsye pse mishërat e dhëmbëve pësojnë gjakderdhje.Mos e injoro mund te jete dicka serioze



5 arsye pse mishërat e dhëmbëve pësojnë gjakderdhje.Mos e injoro mund te jete dicka serioze

Hormonet mund të jenë arsyeja për fajësim…

Ndonjëherë gjatë larjes së dhëmbëve, shumica prej nesh preferojmë të lajmë thellë dhëmbët e deri sa të vërejmë disa pika gjaku në lavaman. Por duhet të dijmë se gjaderdhja nga mishërat e dhëmbëve nuk është normale, thotë periodontisti Sally Cram, duke shtuar se në fakt mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të mishit të dhëmbëve (gingivitis apo inflamacion i mishërave) që buron nga krijimi i bakerieve dhe pllakës mbi dhëmbët tuaja.

Pastrimi agresiv i dhëmbëve nuk është shkaku i vetëm i gjakderdhjes së mishërave, në fakt ekziston edhe një numër i shkaqeve tjera, hidhni një sy më poshtë se kur është koha të vizitoni dentistin.

Nuk i pastroni mirë dhëmbët
Duhet vetëm 24 orë që bakteriet të shkaktojnë inflamacionin (shkaku i gjakut) në mishërat e dhëmbëve, kështuqë nëse nuk i pastroni mirë dhëmbët gjatë ditëve të para, ju mund të vëreni ndonjë pikë gjaku, thekson Cram. Pra, herën tjetër kur të pastroni dhëmbët, sigurohuni që të përfshini të gjitha pjesët e gojës duke goditur të gjitha njollat bakteriale dhe gjaku do të ndalet. Por, nëse vëreni gjak në mishërat e dhëmbëve për një kohë më të gjatë, atëherë drejtohuni te dentisti për kontroll.

Hormonet e juaja luhaten
Kur nivelet e hormoneve luhaten (për shembull gjatë pubertetit, shtatzënisë, ciklit menstrual apo menopauzës), ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj pllakës bakteriale, të cilat mund të shkaktojnë gjakderdhje në mishërat e dhëmbëve, thotë Cram. Ju mund t’i përkushtoheni gojës suaj duke e pastruar me ndonjë pastrues të veçantë apo me pe, derisa prisni që hormonet tuaja të qetësohen.





Shpesh herë shohim gjakderdhje të mishërave të dhëmbëve tek fëmijët që ushqehen keq, qëndrojnë natën deri vonë, janë të stresuar në shkollë dhe të gjitha këto gjëra ndikojnë në aftësinë e trupit tuaj për të luftuar inflamacionin e shkaktuar nga bakteriet në gojë, thotë Cram. Mbroni veten me anë të ndonjë diete të ndjeshme të mbushur me proteina, perime dhe vitaminë C dhe D, të cilat janë kyçe për mishërat dhe shëndetin e eshtrave.

Medikamentet tuaja mund të jenë faji kryesor
Disa barna me recetë, të tilla si ilaçe kundër depresionit apo medikamente kundër presionit të gjakut, mund të shkaktojnë tharjen e gojës, dhe mungesa e pështymës lejon që bakteriet të shtohen. Bisedoni me dentistin tuaj nëse vëreni simptoma të tilla të tharjes së gojës, pasi ekzistojnë produkte që mund të ju ndihmojnë t’i mbani mishërat e lubrifikuar.

Mund të jetë diçka më serioze
Sëmundjet kronike si diabeti apo sëmundjet si leukemia dhe HIV mund të ndikojnë në sistemin imunitar dhe të shpiejnë deri në mishërat e fryrë dhe të gjakosur. Nëse vëreni pika gjaku në lavaman për më shumë se një javë rresht, vizitoni dentistin tuaj./femra.net/