Quarta-feira’, 24/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

4 ushqime që helmojnë fëmijën në barkun e nënës



4 ushqime që helmojnë fëmijën në barkun e nënës

Shtatzënia shënon fillimin e udhëtimit tuaj në amësi. Pra, nuk është e papritur që gratë shtatzëna të duhet të tregojnë kujdes me atë që konsumojnë. Mjaft e dëgjuar është se pirja e duhanit ose pirja e akolit gjatë shtatzënisë mund të çojë në shumë komplikime të këqija tek fëmija. Por ajo që shumica e grave nuk arrijnë të kuptojnë është se disa lloje ushqimesh mund të dëmtojnë edhe rritjen e fetusit. Një studim i fundit pohon se disa kimikate në ushqime mund të shkaktojnë komplikime të ndryshme gjatë shtatëzanisë. Kimikatet si kafeina, alkooli dhe methylmercury mund të çojnë në probleme të zhvillimit të fetusit dhe defekteve të lindjes.

Por, cilat ushqime mund të dëmtojnë fëmijën tuaj të palindur?

Më poshtë, ne listojmë 4 ushqime dhe pije toksike që janë rreptësisht të ndaluar gjatë shtatzënisë.

1. Ushqimet e konservuara
Ushqimi i konservuar përmban një kimik të quajtur bisphenol-A ose BPA, i cili mund të çojë në shumë probleme si hiperaktivitetin, agresionin dhe problemet riprodhuese gjatë shtatzënisë. Peshku i konservuar, në veçanti, përmban methylmercury, i cili mund të çojë në vështirësi të të mësuarit dhe probleme me vëmendjen. Salmoni i konservuar përmban PCB ose bifenil të poliklorinuar, që çon në dëmtime mendore, reflekse të vonuara dhe zhvillim të ngadaltë për foshnjat. Përveç peshkut, shmangni asparagun, kërpudhat dhe fasulet e pjekura.

2. Kafeina
Dihet tashmë që konsumimi i lartë i kafes mund të ketë një efekt të dëmshëm në fetusin tuaj dhe mund të çojë në shumë komplikime gjatë lindjes. Madje mund të shkaktoj dhe komplikime në rritjen e fëmijës suaj. Pavarësisht se mund t’iu shijoj shumë një filxhan kafe në mëngjes, zgjidhni dicka mundësi më të sigurt, të paktën derisa të filloni të zvogëloni fëmijën tuaj. Konsumi i tepërt i kafeinës mund të çojë në defekte të lindjes, vdekjen e fetusit dhe peshën e ulët të lindjes gjatë shtatzënisë.

3. Mish i pagatuar
Ndërkohë që një pjesë e mishit të kafshëve është e pasur me minerale dhe është e ngarkuar me vitamina, mishi i papërpunuar ose i pa-gatuar është burim i sigurtë për parazitë apo baktere si salmonella dhe listeria. Këto organizma kanë potencial që jo vetëm ta dëmtojnë nënën duke shkaktuar dhimbje të rënda abdominale, të vjella, etj., por edhe ta dëmtojnë foshnjën duke depëtuar përmes placentës.
Mishi që konsumojnë nënat e ardhshsme duhet të jetë i gatuar në rreth 63 ° C (nxehtësia mund të rritet ose ulet në varësi të llojit të mishit). Gjithashtu mishi i ngrirë duhet të konsumohet me shumë kujdes dhe duhet të blihet vetëm në pika shitjeje që kanë vetëm mish të freskët.





4. Djathë i butë dhe qumësht i pasterizuar
Djathi i butë, sidomos ato që importohen, mund të përmbajnë listeria, ashtu si qumështi i papastruar. Djathrat e tille si psh: feta, Gorgonzola, etj., nuk duhet të absolutisht të konsumohen në shtatëzani. Në vend të tyre të konsumohen djathra të bërë me qumësht të pasterizuar, pasi ata vrasin të gjitha mikroorganizmat e dëmshëm. Nuk është e vërtetë madje është një mit që pasterizimi shkatërron vlerat ushqyesve dhe vitaminat kryesore të qumështit.

Shmangni ushqimet më lart për rritur një fëmijë të shëndetshëm dhe për ju. Nëse jetoni në zona të cilat nuk kanë ujë të pijshëm të rrjedhshëm, kaloni në ujë mineral!

Burimi: Momjunction
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 728 times, 1 visits today)




Top