Sábado, 29/1/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

4 Thënie nga 4 lider botëror

4 Thënie nga 4 lider botëror

 

“Vërtet, Iblisi qëndron përpara teje; vetja në të djathtën tënde; epshi në të majtën tënde; dynjaja pas teje; gjymtyrët rreth teje; i Plotfuqishmi sipër teje. Iblisi të fton për në epsh, dynjaja të fton në zgjedhjen e saj në dëm të ahiretit, gjymtyrët të ftojnë për në mëkate dhe i Plotfuqishmi të fton për në xhennet dhe falje.”
Ebu Bekër es Sidik

“Pashë të gjithë miqtë (të dashurit) dhe nuk pashë mik më të mirë se sa ruajtja e gjuhës; pashë të gjithë veshjet dhe nuk pashë veshje më të mirë sesa devotshmëria; pashë të gjithë pasuritë dhe nuk pashë pasuri më të çmuar sesa vetëmjaftueshmëria; Pashë të gjitha bindjet (punët e mira) dhe nuk pashë më të mirë sesa këshilla; pashë të gjitha ushqimet dhe nuk pashë ushqim më të mirë sesa durimi.” Umeri r.a.
“U çudita me atë person që e njeh vdekjen dhe vazhdon të qeshë; u çudita me atë që e diti se dynjaja do të zhduket dhe përsëri e kërkon atë (dynjanë); u çudita me atë që e njohu se çështjet janë sipas përcaktimeve dhe ai mërzitet për gjërat e kaluara; u çudita me atë që e njohu llogarinë dhe vazhdon të grumbullojë pasuri; u çudita me atë që e njohu zjarrin dhe ai bën mëkate; habitem me atë që njeh Allahun me një njohje të sigurtë, dhe përkujton dikë tjetër përveç Tij; habitem me atë që njeh xhennetin me një njohje të sigurtë dhe rehatohet me dynjanë; habitem me atë që njeh shejtanin si armik dhe përsëri e ndjek (pason atë). Uthmani r.a.
“Shpifja ndaj femrave të pafajshme është më e rëndë sesa qielli; e vërteta është me e gjerë sesa toka; zemra e kënaqur është më e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) është më e fortë sesa guri; sundimtari i padrejtë është më i nxehtë sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirënjohësit është me e ftohtë sesa acari; durimi është më i hidhur sesa helmi.” Aliu r.a.

(Visited 263 times, 1 visits today)
Top