Quinta-feira, 18/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 metoda natyrale për të luftuar erën e keqe të gojës për 30 sekonda



3 metoda natyrale për të luftuar erën e keqe të gojës për 30 sekonda

Janë grimcat e ushqimit të mbetur nëpër dhëmbët, bakteret e gojës dhe gjuhës, medikamentet e ndryshme, duhani e shumë faktorë të tjerë, ato që i japin frymës një erë të pakëndshme. Në këto raste është shumë e dobishme të njohësh ca mënyra të shpejta dhe efikase mjekimesh, duke përdorur ingredientë të thjeshtë dhe natyralë që na gjenden edhe në shtëpi.

1. Përgatit një çaj me 10 kokrra Dëllinje. Ziej më parë një filxhan çaji me ujë dhe hidhe pastaj mbi frutat. Lëre të pushojë për dhjetë minuta dhe pastaj filtroje dhe lëre të ftohet. Këtë shurup mund ta pish pas vakteve të ngrënies. Sipas dëshirës dhe shijes mund ta ëmbëlsosh edhe me një lugë mjaltë.

2. Një tjetër çaj çudibërës është ai që përgatitet me gjethe Mendërze (Nenexhik). Lëri të zbuten paraprakisht 25 gramë gjethe Mëllage për rreth një orë në një enë me pak ujë dhe pastaj zieji në një litër ujë. Çajin e përftuar mund ta përdorësh për gargara aromatizuese.
3.Uthulla e mollës ka një përqendrim të lartë të acidit malic dhe acetik dhe pikërisht këto të fundit mundësojnë krijimin e një mjedisi aspak të përshtatshëm për bakteret. Uthulla e mollës përmban një përzierje të pasur të mineraleve duke përfshirë kalcium, kalium, natrium, magnez, bakër, squfur të cilat të gjitha ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të gojës. Së treti, uthulla e mollës mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, një nga shkaqet e mundshme të frymës së pakëndshme.





Përzieni 2 lugë uthull molle me 1 filxhan ujë dhe pijeni pas ngrënies. Kjo ndihmon në tretjen e ushqimit dhe vret bakteret në gojë.
Gjtihashtu mund të bëni gargarë çdo mbrëmje me 1 lugë çaji uthull molle dhe1 filxhan me ujë të ngrohtë.living.al

(Visited 8 times, 1 visits today)




Top