Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 gjërat që i mëson një foshnje brenda mitrës së nënës

3 gjërat që i mëson një foshnje brenda mitrës së nënës

Shkencëtarët kanë gjetur se njerëzit mund të mësojnë disa gjëra edhe para se të lindin e të dalin në jetë. Bright Side ka listuar më poshtë këto gjëra.

Njohja e shijeve
Profesor Peter Hepper nga Univerziteti në Belfast ka pyetur nëse ne mund të kemi pëlqyer ushqimin edhe para lindjes. Ai ka kryer një studim tek nënat shtatzënë duke ngrënë hudhrën apo duke e larguar nga ushqimi atë. Rexultatet ishin mjaft interesante, pasi fëmijët e nënave që kishin ngrënë ushqimin me hudhër gjatë shtatzënisë, edhe ata e kishin konsumuar qysh nga mosha 8-9 vjeç.

E njejta ndodhi edhe me lëngun e karrotës: foshnjat 5-6 muajshe, nënat e të cilëvë kishin pirë rregullisht, kishte gjasa që edhe fëmijët e tyre ta pëlqenin. Hepper thotë se kjo ndodhë ndoshta se si fëmijët njohin prindërit e tyre: ata përjetojnë të njejtën shije qysh nga mitra e nënës.

Dëgjimi i tingujve
Një grup shkencëtarësh nga Finlanda bëri një eksperiment, ku dy grupe të grave shtatzëna ose dëgjonin ninullat e përditshme ose fare jo. Rezultati ishte se foshnjat nga grupi i parë kishin reaguar ndaj këngëve ndërsa grupi tjetër i foshnjave ishte indiferent. Studiuesit arritën në përfundimin se foshnjat e grupit të fundit ishin dashur të mësojnë ninullat qysh brenda mitrës së nënës.

Njohja e të folurit
Athena Vouloumanos, psikologe nga Univerziteti i Neë York-ut, ka krahasuar foshnjat e porsalindura me të folurit e prindërve dhe tingujve, duke gjetur se foshnjat reagonin ndaj të folurit. Ata mdaje gëzohen shumë ndaj dëgjimit të të folurit të nënës së tyre.

Hulumtimi ka ndihmuar që të vërtetojë një koncept të rëndësishëm: një ambient i mirë akustik është një domosdoshmëri për të porsalindurit, si dhe foshnjet e lindura parakohe mund të kenë çrregullime të të folurit nëqoftëse ata nuk e dëgjojnë fjalë të mjaftueshme nga të rriturit./femra.net/

(Visited 64 times, 1 visits today)
Top