Domingo, 13/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 gabimet që duhet evituar në mardhëniet intime

3 gabimet që duhet evituar në mardhëniet intime

duaja per mardhenie intime

1-Marrëdhëniet intime ndërmjet dy bashkëshortëve, duke mos bërë lutjen e caktuar para marrëdhënieve. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Nëse dikush prej jush dëshiron që t’i afrohet bashkëshortes së tij (për marrëdhënie intime), dhe thotë: “Bismilah, Allahume xhennibnesh-shajtan, ve xhennibish-shejtane ma razektena” (Në emër të Allahut, O Zot, largoje prej nesh Shejtanin dhe prej atij (fëmiut) që do të na furnizosh), nëse është caktuar që prej tyre të ketë fëmijë, nuk e dëmton Shejtani atë (fëmiun) asnjëherë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

2-Marrëdhëniet intime duke qenë bashkëshortja me hajd (menstruacione). Thotë Allahu (azzevexhel): “Të pyesin ty për hajdin (menstruacionet). Thuaj: Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë hajdit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) deri të pastrohen (nga hajdi). E kur të pastrohen (marrin gusël), atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar Allahu. Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta dhe të neveritshme”. (El-Bekareh – 222)

3-Marrëdhëniet intime në vrimën anale. Thotë Pejgamberi (salallahualejhi veselem): “Kush i afrohet (për marrëdhënie) asaj që është me hajd, apo gruas në vrimën anale, apo falltorit, i ka bërë kufër asaj që i ka zbritur Muhamedit (salallahualejhiveselem)”.(Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë – Sahihu tergib 2433) Dhe thotë (salallahualejhiveselem): “I mallkuar është ai që i afrohet (për marrëdhënie) bashkëshortes së tij në vrimën anale”. (Transmeton Ebu Davudi dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë – Sahihu tergib 2432)

(Visited 77 times, 1 visits today)
Top