Quarta-feira’, 13/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 gabimet e mëdha që bëjmë me dietat

3 gabimet e mëdha që bëjmë me dietat

Këshilla e parë që vjen nga dietologët, është ajo që të ushqehemi mirë gjatë gjithë vitit duke racionuar porcionet tona, pa qenë nevoja që t’i nënshtrohemi dietave. Por nëse e keni ndarë mendjen, atëherë duhet medoemos që të keni parasysh 3 gabimet e mëdha, që bëhen zakonisht kur i drejtohemi një diete.

Përzierja e pluhurave dhe e tabletave

Shpesh gjatë dietave përdoren pluhura apo tableta, për të rritur marrjen e vlerave ushqyese dhe për të ulur kaloritë. Kjo është gabim.
Sipas mjekëve, shumë prej këtyre produkteve janë marrë nga një produkt i tërë, si një frut apo ose një perime, që ndahen dhe procedohen për një element të vetëm.
Në këtë aspekt është e rëndësishme sasia që merret, një lugë çaji apo gjelle, ka një ndryshim të madh.
Këshilla është që t’i konsumoni në mënyrë të plotë ushqimet tuaja. Jo në sasi të mëdha, duke përfshirë perimet e freskëta në çdo vakt.

Kur arritjet e dietës janë të paqarta
Shpesh herë në dieta ka disa përshkrime të paqarta që premtojnë gjëra si: “të harmonizojnë brendësinë tuaj me trupin”, duke bërë këtë gjë apo atë gjë.
Mesazhet të tilla janë të pakuptueshme nga njerëzit.
Këshilla është që të hani produkte të cilave ia dini vlerën reale, si uji për të qenë të hidratuar, sasia e proteinave për të rritur masën muskulare, etj.

Bie ndesh me parimet e organizmit
Për të pastruar sistemin tuaj nuk është e nevojshme që të pini një përzieje me lëng limoni. Kjo sepse trupit tuaj kurrë nuk i nevojitet detoksi.
Arsyeja është se vetë organizmi është i përgatitur për ta bërë këtë gjë. Kështu helmet dhe kimikatet pastrohen nga trupi jonë nëpërmjet mëlçisë.
Çdo dietë që ju premton që do t’ju shndërrojë në një njeri të ri, më shumë mundësi po ekzagjeron, thonë specialistët.
Njerëzit më të shëndetshëm gjatë jetës janë ata që bëjnë gjëra të thjeshta, nuk pinë shumë pije me gaz, hanë shumë pak fast-food dhe kanë shumë fibra në regjimin e tyre ushqimor, përfundojnë dietologët./tvklan.al

(Visited 21 times, 1 visits today)
Top