Sábado, 29/1/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 format e migrenës

3 format e migrenës

3 format e migrenës

Migrena klasike
Shfaqet zakonisht tek fëmijët, adoleshentët ose të rinjtë. Është me e shpeshtë tek femrat dhe ka karakter familjar. Kriza fillon me çrregullime vizuale (shkëndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetëm në një gjysmë të kokës (në të majtë ose në të djathtë), të vjella. Vazhdon 2-6 orë dhe përmirësohet pas gjumit.

Migrena e zakonshme
Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjën e të vjellës, por pa të vjellë dhe pa shqetësime vizuale. Më e shpeshtë tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.

Migrena “me orar”
Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natën. Më e shpeshtë tek meshkujt e rinj (90%). Kriza fillon rreth 2-4 orë pasi ka rënë të flejë, ka një intensitet të lartë që të zgjon nga gjumi, i sëmuri loton vetëm nga njëri sy dhe paraqet kongjestin nazal. Zakonisht nuk shoqërohet me probleme vizuale ose të vjella. Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon menjëherë dhe rishfaqet ditën tjetër në të njëjtën orë për disa javë me radhë. Pastaj mund të pushojë për disa muaj dhe të rishfaqet përsëri.

Pergatiti inf.Qendresa Paqarizi

(Visited 125 times, 1 visits today)
Top