Quinta-feira, 21/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 EMRA GRASH NË CELULARIN E BASHKËSHORTIT

3 EMRA GRASH NË CELULARIN E BASHKËSHORTIT

EMRA GRASH NË CELULARIN E BASHKËSHORTIT:

Duke kontrolluar telefonin e bashkëshortit, ajo gjeti tre emra që i ranë në sy:
Zonja e prekjes së butë
Zonja e lotit të dhembshur
Zonja e ëndrrave të mira
Desh u tërbua nga mllefi dhe menjëherë mori të telefonojë…
Te numri i parë u paraqit nëna e bashkëshortit…
Te numri i dytë u paraqit motra e bashkëshortit…
Te numri i tretë filloi të cingërojë telefoni i saj vet…
Qau nga mendja e keqe që pati dhe si kërkim faljeje ia dhuroi rrogën e atij muaji…
Kur mori vesh nëna, i hoqi byzylykët e arit dhe ia fali djalit…
Po ashtu edhe motra e shiti një unazë të shtrenjtë që kishte dhe ia dhuroi vëllait.

Ky burrë me fat dhe i gëzuar nga këto dhurata shkoi dhe bleu një dhuratë të çmuar për gruan e dytë, që në telefon e kishte regjistruar me emrin Fazli Strujaxhia

(Visited 163 times, 1 visits today)
Top