Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

25 kompani europiane shfaqin interes për terminalin multimodal

25 kompani europiane shfaqin interes për terminalin multimodal

Përfaqësues të 25 kompanive europiane kanë marrë pjesë sot në takimin informues mbi studimin e fizibilitetit të hartuar nga kompania italiane “Ital – Ferr”, me financim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

terminal

Në takim ishin të pranishëm z. Fabio Serri – Drejtor i Zyrës së BERZH në Tiranë, z. Davor Indiç – Ekspert Bankar, përfaqësues i BERZH në Londër, përfaqësues të Bashkisë Tiranë nga Drejtoria e Përgjithshme e Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja si dhe stafi i konsulentit të huaj “ITAL-FERR” SpA. Të pranishmit u njohën me prezantimin e bëre nga konsulenti “ITAL-FERR” SpA, në lidhje me të gjitha aspektet teknike, ekonomike, financiare si edhe me procedurat e prokurimit që do të ndiqen.

Në këtë takim krahas informimit për detajet e projketi, janë tërhequr edhe opinione e propozime për përmirësimin e paketës së dokumentave të tenderit. Gjithashtu, të interesuarit kanë parë nga afër dhe ambientin ku është planifikuar ndërtimi i terminalit.

Në këtë terminal, me sipërfaqe 80.000m? do të vendoset stacioni i ri i trenit dhe stacioni i tramit, i cili do të bëjë transportin e udhëtarëve nga terminali multimodal përgjatë bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”.