Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Jep ushqim njerëzve që agjërojnë në mënyrë që të fitosh sevapin e tyre të agjërimit. Vëllezër dhe motra muslimane: 1. Agjëro Ramazanin me besim dhe vendosmëri për të kërkuar shpërblimin e Allahut fuqiplotë, me synim faljen e mëkateve të kaluara. 2. Kujdes nga prishja e agjërimit gjatë ditëve të Ramazanit pa ndonjë përjashtim të ligjshëm […]
Jep ushqim njerëzve që agjërojnë në mënyrë që të fitosh sevapin e tyre të agjërimit. Vëllezër dhe motra muslimane: 1. Agjëro Ramazanin me besim dhe vendosmëri për të kërkuar shpërblimin e Allahut fuqiplotë, me synim faljen e mëkateve të kaluara. 2. Kujdes nga prishja e agjërimit gjatë ditëve të Ramazanit pa ndonjë përjashtim të ligjshëm […]
25 këshilla për Ramazan

Jep ushqim njerëzve që agjërojnë në mënyrë që të fitosh sevapin e tyre të agjërimit.
Vëllezër dhe motra muslimane:
1. Agjëro Ramazanin me besim dhe vendosmëri për të kërkuar shpërblimin e Allahut fuqiplotë, me synim faljen e mëkateve të kaluara.
2. Kujdes nga prishja e agjërimit gjatë ditëve të Ramazanit pa ndonjë përjashtim të ligjshëm islam, sepse kjo është prej mëkateve të mëdha.
3. Fale namazanin e taravisë dhe vazhdo me namaz veçanërisht gjatë natës së Kadrit me besim dhe vendosmëri për të kërkuar shpërblimin e Allahut fuqiplotë, dhe synim faljen mëkateve të kaluara
4. Sigurohu që ushqimi juaj, pijet dhe veshja juaj të jenë nga fitimi hallall, në mënyrë që veprat dhe lutjet tuaja të jenë të pranuara. Kujdes mos po lëni anash hallallet dhe po e prishni agjërimin me haram.
5. Jep ushqim njerëzve që agjërojnë në mënyrë që të fitosh sevapin e tyre të agjërimit.
6. Falu pesë herë në ditë në kohët e tyre, me qëllim që ta fitosh shpërblimin dhe mbrojtjen e Allahut.
7. Jep sadaka sepse sadakaja më e mirë është ajo që jipet në Ramazan
8. Kujdes nga shpenzimi i kohës pa bërë ndonjë vepër të mirë, sepse ti do të jesh përgjegjës dhe do të llogaritesh për kohën e kaluar, dhe do të marrësh shpërblimin për gjithqka që ke punuar gjatë kësaj kohe.
9. Kryeni Umren në Ramazan sepse’Umra në Ramazan është me shpërblim të Haxhit’
10. Ndihmoje agjërimin tënd ditor nëpërmjet ngrënjes së ushqimit të syfyrit në pjesën e fundit të natës para lindjes së diellit.
11. Shpejto dhe mos vono në prishjen e agjërimit pasi që dielli ka filluar së perënduari në mënyrë që të fitosh dashurinë e Allahut.
12. Pastrohu para lindjes së diellit nëse ke nevojë të pastrosh veten nga gjendja e papastërtisë së madhe, në mënyrë që ti jesh në gjendje për ti kryer adhurimet në gjendje të pastërtisë.
13. Shfrytëzoje mundësinë që të është dhënë edhe në këtë Ramazan me vepra të mira që janë pjesë e tij, duke lexuar Kur’anin e shenjtë, duke ja dhënë hakun dhe menduar për kuptimet e tij, në mënyrë që kjo të jetë argument para Zotit tënd dhe ndërmjetësues në ditën e llogari dhënjes.
14. Ruaje gjuhën tënde nga gënjeshtra, fyerja, shpifja, përgojimi sepse zvogëlojnë shpërblimin e agjërimit.
15. Mos lejo që agjërimi të bëhet shkak që ju ti tejkaloni kufijtë duke u nervozuar pa pasur nevojë. Për më tepër, agjërimi duhet të jetë shkas i qetësisë dhe paqes së shpirtit tuaj.
16. Posa të përmbushni agjërimin, të jeni në gjendje të devotshmërisë me Allahun më të Lartin, duke qenë të vetëdijshëm që Allahu është duke ju shikuar edhë në vetmi edhe në publik, të jesh falenderues për të mirat e Tij, dhe i palëkundur në bindjen ndaj Allahut duke vepruar gjithë atë qka Ai ka urdhëruar dhe duke u larguar nga të gjitha ato qka Ai i ka ndaluar.
17. Shtoje kujtimin ndaj Allahut, kërkim faljen, lutjen për Xhennet dhe mbrojtje nga Xhehennemi, veçanërisht gjatë agjërimit, prishjes së agjërimit dhe syfyrit, këto vepra janë ndër shkaktarët më të mëdhenj që ne të arrijmë faljen nga Allahu.
18.Shtoji duatë për veten tënde, prindët, fëmijët e tu dhe të gjithë Muslimanëve, sepse Allahu na ka obliguar duatë dhe ka garantuar pranimin e tyre.
19. Pendohu tek Allahu me një pendim të sinqertë gjatë gjithë kohës duke u larguar nga mëkatet, duke ndier keqardhje për atë qka ke bërë më parë dhe në mënyrë demonstrative vendos mos ti kthehesh atyre në të ardhmen. Allahu pranon pendimin e atyre që pendohen
20. Agjëro gjashtë ditët e muajit Sheval, të githë ata që agjërojnë Ramazanin dhe pastaj e përcjellin këtë me gjashtë ditë të muajit Sheval është e njëjtë sikur të kishin agjëruar tërë vitin.
21. Agjëro ditën e Arafatit, dita e nëntë e Dhul Hixhes, për të arritur suksesin nëpërmjet arritjes së faljes së mëkateve të vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.
22. Agjëro ditën e Ashuras, ditën e 10 të muajit Muharrem, duke ja bashkangjitën ditën e 9, për të arritur suksesin nëpërmjet arritjes së faljes së mëkateve të vitit të kaluar.
23. Vazhdo të jesh në gjendje me iman të plotë dhe devotshmëri, dhe kryerjen e veprave të mira edhe pas muajit të Ramazanit, deri sa të vdesësh. “ Dhe adhuro Zotin tënd deri sa të vijë ty e vërteta(vdekja).(Kur’an 15:99)
24. Mundohu dhe përpjeku që të arish efektet pozitive të adhurimeve tua, sikur që janë namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi, pendimin e sinqertë dhe largimin nga zakonet që janë në kundërshtim me Sheriatin.
25. Dërgo shumë salavate dhe selame mbi Pejgamberin e Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, pasuesit e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
O Allah na bën neve dhe të gjithë Muslimanët të cilët agjërojnë dhe qëndrojnë duke u falur gjatë muajit të Ramazanit me besim të plotë dhe nëpërmjet shpërblimit Tënd na fal mëkatet e kaluara dhe ato të ardhme.
O Allahu na bën neve prej atyre që agjëruan këtë muaj, fituan shpërblimin e plotë, u ballafaquan me Natën e Kadrit dhe atyre që korrën sukses me lejen e Allahut.
O Allah, me të vërtetë ti je falës, e don faljen, falna neve.
O Zot, pranoje nga ne, sepse më të vërtetë ti je Gjithëdëgjuesi, Gjithshikuesi, O I gjallë, O i parival, o Zotërues i gjithë madhështisë dhe shpërblimit.
Dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe pasuesit e tij.
Burimi: MyUmmah
Përkthyer dhe përshtatur
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
December 12, 2018 / By M.I Shumë prej njerëzve kanë jetuar të varfër, pastaj …
December 12, 2018 / By M.I Si t’i ndihmojmë ata me çrregullime ankthi?
December 12, 2018 / By M.I Përzieni hudhrën me limoni, do të mbeteni pa fjalë nga ajo që i ndodh trupit tuaj
December 12, 2018 / By M.I Përfitimet nga përdorimi i vajit të kokosit
December 12, 2018 / By M.I Qimet e femrave në gjoks? Ja pse duhet t’i konsideroni tregues shëndeti
December 12, 2018 / By M.I HABETU SEVDA – FARA E BEREQETIT (Kokrra e zezë)
December 12, 2018 / By M.I Cka kane thene mjeket e lashte per faren e zeze ?
December 12, 2018 / By M.I A lejohen te mbahen hajmalite?
December 12, 2018 / By M.I Nese mendoj qe jam goditur nga mesyshi si t’a largoj mesyshin ?