Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Prishtina dhe Beogradi kanë edhe disa ditë kohë para raportimit në BE, për të gjetur një emërues të përbashkët Mbyllja pa marrëveshje e bisedimeve formale mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ka shkaktuar nervozizëm mes aktorëve që kishin shpresuar se perspektiva e integrimit do t’i bënte palët të kapërcenin mospërputhjen e qëndrimeve […]
Prishtina dhe Beogradi kanë edhe disa ditë kohë para raportimit në BE, për të gjetur një emërues të përbashkët Mbyllja pa marrëveshje e bisedimeve formale mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ka shkaktuar nervozizëm mes aktorëve që kishin shpresuar se perspektiva e integrimit do t’i bënte palët të kapërcenin mospërputhjen e qëndrimeve […]
Ekspertët, diplomatët: Marrëveshja ende e mundur

Prishtina dhe Beogradi kanë edhe disa ditë kohë para raportimit në BE, për të gjetur një emërues të përbashkët
Mbyllja pa marrëveshje e bisedimeve formale mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ka shkaktuar nervozizëm mes aktorëve që kishin shpresuar se perspektiva e integrimit do t’i bënte palët të kapërcenin mospërputhjen e qëndrimeve për Veriun. Megjithatë një shteg mbetet i hapur në ditët në vazhdim deri kur shefja e politikës së jashtme të BE-së Katherinë Ashton të raportojë para ministrave evropianë për rezultatet e bisedimeve.
onja Ashton tha pas mbylljes pa marrëveshje të bisedimeve se “hendeku mes palëve është i ngushtë por i thellë”.
Në Uashington, Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Viktoria Nuland tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur diplomacinë e zonjës Ashton:
“U bëjmë thirrje të dyja palëve ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të studiojnë propozimet që janë paraqitur dhe të rikthehen në Bruksel të përgatitur për të arritur një marrëveshje”.
Udhëheqësit e dy vendeve pranuan se takimi i së martës ishte i vështirë. Prishtina i bëri thirrje Beogradit që të reflektojë dhe të pranojë realitetin.
“Jam shumë i vetëdijshëm dhe e di se nuk janë vendime të lehta për asnjë vend dhe për asnjë lider. Por secili nga ne qoftë në Prishtinë, qoftë në Beograd duhet të shikojë drejt së ardhmes, të mos mbetemi peng i së kaluarës. Te secili nga ne të dominojë arsyeja dhe guximi për vendim dhe arritje të marrëveshjes”.
Ndërsa Serbia fajësoi Kosovën për dështimin e bisedimeve dhe pranoi se duhen marrë vendime të vështira.
“Në ditët e ardhshme udhëheqjes së vendit do t’i duhet të marrë vendime shumë të vështira dhe t’i diskutojë ato në detaje me publikun”.
Zëvendës kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç tha se deri të martën Beogradi do të duhet të marrë një vendim dramatik.
Konsideratat politike brenda Kosovës dhe Serbisë mund të jenë një nga shtysat e qëndrimeve të udhëheqësve të dy vendeve. Por Ivan Vejvoda, nën president për programet në organizatën Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara mendon se publiku si në Serbi dhe Kosovë është gati për një vendim.
“Është në dorën e udhëheqësve, të politikanëve që ta marrin atë hap të guximshëm”.
Ai shpreh një farë optimizmi se përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit do ta gjejnë forcën të bien dakord, meqë synimi i të dyja vendeve është integrimi në BE dhe përfitimet ekonomike që do të përmirësonin jetesën për banorët.
“Asnjë nga palët nuk do të jetë plotësisht e kënaqur, por nëse marrëveshja arrihet, kur njerëzit të hedhin vështrimin prapa, pas një viti, apo pas pesë vjetësh do ta shohin se çfarë vendimi i madh dhe historik është marrë për të ecur përpara me normalizimin e marrëdhënieve”.
Edhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, Profesor në Fakultetin e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins mendon se një marrëveshje është e mundur.
“Në Ballkan kurrë nuk është rënë dakord përveçse në çastin e fundit. Zonja Ashton ka kohë deri nga mesi i prillit për të paraqitur raportin e saj mbi bisedimet”.
Zoti Vejvoda thotë se mungesa e një marrëveshjeje, do të dërgonte sinjalin negativ se në Ballkan mosmarrëveshjet janë të pazgjidhshme, por ai thotë se pasojat do të ishin gjithashtu shumë konkrete.
“Kush do të investojë në këto vende nëse ka probleme të pazgjidhura? Pikërisht kjo mund të ishte një situatë konflikti të ngrirë”.
Për zotin Serwer, pasojat më të mëdha do të binin mbi Serbinë.
“Për palën serbe ekziston nevoja e madhe për të marrë një datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit dhe nëse ata e humbin këtë rast, kjo do ta shtynte procesin për një kohë të gjatë, të paktën disa vjet ose edhe më shumë”.
Zonja Ashton do të raportojë para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për rezultatet e bisedimeve më 16 prill. Kjo datë u jep dy vendeve disa ditë kohë për të mbyllur hendekun mes qëndrimeve të tyre lidhur me të ardhmen e Veriut të Kosovës të mbizotëruar nga serbët.zeriamerikes/
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
September 24, 2018 / By M.I Llojet e fukarallëkut më të keq janë:
September 24, 2018 / By M.I Pastroje hundën me dorën e majtë! Ja arësyeja
September 24, 2018 / By M.I Rozmarina per të përmirësuar memorien
September 24, 2018 / By M.I Xhinsengu për përmirësimin e humorit
September 24, 2018 / By M.I Menteja apo nenexhiku
September 24, 2018 / By M.I Xhenxhefili ndihmon të vjellat dhe të përzierat
September 24, 2018 / By M.I Ngrënia e një luge mjaltë në mëngjes
September 24, 2018 / By M.I Pastrimi i shtëpisë nga figurat-ivizmi dhe skulpturat