Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

20 Mënyra efektive të leximit

20 Mënyra efektive të leximit

 

librat

1. Qasu leximit, hareshëm dhe i buzëqeshur, në Emër të Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit,
2. Para fillimit të leximit “këndo” më zë diçka të bukur (Kuran, lutje, këngë apo poezi) dhe të dobishme,
3. Trajto mirë librin e përcaktuar për lexim-studim, si të lehtë, këndshëm, dhe shoqërues e të kuptueshëm (leximi i filluar me dëshirë sjellë mbamendje të mirë),
4. Para leximit merrni afër vetës të gjitha elementët e nevojshme për konsultim ( literaturën shoqëruese, letrat për shkrim, lapsat etj),
5. Uluni në vend të qetë, rehatshëm, komod dhe përcaktoni saktë kohën e pauzës, në terminin e vet përcaktuar mos bën kompromis,
6. Së pari njoftohu me materialin e nevojshëm ( duke e lexuar tërësisht) mandej kthehu me kujdes duke “bluar” të gjitha elementet e tij,
7. Çdo ditë lëshoja një vështrim-përsëritje materialit të lexuar nga fillimi para se të vijosh në faqet tjera,
8. Shkruaj koncept për fjalët e bukura, definicionet të cilat duhet mbajtur mendtë, formulat apo ekuacionet në librat shkollorë ( ngase shkrimi e “gdhendë mendimin në kujtesë) të kesh mundësi të përsëritjes në çdo kohë,
9. Vari në mur apo tavolinë të punës, elementet e rëndësishme, ose të shkruara në letra të vogla-xhepi, barti me veti, nuk është e tepërt nëse gjatë një udhëtimi i përsëritë ato,
10. Kërko ndihmë nga ekspert profesional, mos ngurro për konsultim në çdo kohë dhe për çdo rast, nuk është marre të pyesësh e as të thuash nuk di ( turp është të shtiresh se din atë që nuk e din),
11. Mos harro se dituria është “dritë e cila nuk shëmbëllen në zemrën mëkatare”,
12. Gjatë leximit dy elemente janë thelbësore; këmbëngulësia dhe durimi i vazhdueshëm,
13. Gjatë leximit bëhu modest, dhe në arritjen e suksesit mos shpreh arrogancë dhe mendjemadhësi,
14. Të kesh edukatë kur lexon, kujdes kur pyet, durim në dëgjim dhe modesti në përgjigjeje,
15. Të kërkosh më pak se sa meriton por të mos lexosh më ambicie të vogla (p.sh se duhet vetëm të marr notë kaluese, njeriu përafërsisht arrin aty ku benë synim) por edhe të zgjedhësh rrugë të arsyeshme për tek suksesi, më i mirë është një sukses i vogël meritueshëm sesa një sukses vigan i pa meritë,
16. Në raport me lexuesit tjerë bëhu tolerant, me mësuesit modest, ndërsa me mësuesit e pa drejt mos u bë servil,
17. Dije se suksesi nuk varët çdoherë nga koha e leximit, sa edhe nga rrethanat e fatit dhe përkushtimit gjatë leximit, prandaj merri parasysh shkaqet e suksesit të plotë,
18. Qëndro me shokë të lexueshëm dhe të sinqertë në praktikën e diturisë,
19. Dije se leximi pa përsëritje është mjegull në erë, ndërsa dija pa praktikë “lëvrim në ujë”,
20. Kujdes nëse leximi nuk të shton frikë respektin ndaj Krijuesit dhe Dhuruesit të diturisë, si dhe mirësjelljen ndaj krijesave, do të shton të kundërtën e tyre.

Nga: Rrahman Ferizi

Tags: