Quinta-feira, 27/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

20 gjëra që nuk dini rreth bebeve!



20 gjëra që nuk dini rreth bebeve!

20 gjëra që nuk dini rreth bebeve!
Këto janë disa fakte, informacione interesante, statistika, hulumtime dhe rezultate lidhur me foshnjat, të cilat duhet ti dinë ata që nuk janë bërë akoma prindër, por edhe ata që tashmë e gëzojnë këtë rol të veçantë.
Ju e dini se …
1. Një fëmijë nuk mund të shijojë kripën derisa të mbushi 4 muaj. Kjo vonesë në shije ka të bëjë me zhvillimin e veshkave, të cilat fillojnë procesin e përpunimit të natriumit në këtë moshë.
2. Një i porsalindur ka më shumë mundësi për ta kthyer kokën në të djathtë se sa në të majtë.
3. Një i porsalindur urinon rreth çdo 20 minuta dhe çdo orë në 6 muajt e parë të jetës.
4. Në botë çdo tre sekonda lind një fëmijë.
5. Disa shkencëtarë sugjerojnë se tundja e kokës si shenjë për të thënë “jo” vjen nga fakti se foshnjat kthejnë kokën e tyre, kur ata nuk duan të hanë.
6. Një fëmijë mund të njohi erën dhe zërin e nënës së tij që nga momenti që lind.
7. Buzëqeshja e parë e vërtetë për një fëmijë, ndodh midis javës së katër dhe asaj të gjashtë pas lindjes.
8. Foshnjet e lindura në muajin Maj zakonisht peshojnë mesatarisht 200 gram më shumë se fëmijët e lindur në muajt e tjerë.
9. Deri sa mbush shtatë muaj, një fëmijë mund të marrë frymë dhe të gëlltitet në të njëjtën kohë.
10. Foshnjet lindin me aftësinë për të notuar dhe për të mbajtur frymën e tyre. Megjithatë, kjo aftësi zhduket shpejt.
11. Shumica e të porsalindurve i humbasin të gjitha flokët me të cilët lindin brenda tre ose katër muajve të parë të jetës.
12. Foshnjat zakonisht preferojnë një zë femëror nga një zë mashkullor, fakt i cili mund të shpjegojë pse njerëzit hollojnë tonin e zërit të tyre kur u flasin foshnjeve.
13. Sytë e foshnjave nuk prodhojnë lotë derisa fëmija arrinë moshën 3 deri në 6 javë.
14. Foshnjat janë të lindur për të buzëqeshur! Ne e dimë këtë, sepse edhe bebet e verbëra buzëqeshin – domethënë, nuk është se thjesht kopjojnë atë që shohin.
15. Në 3 muajt e parë të jetës, një fëmije të porsalindur i duhet pesë deri në dhjetë minuta që të mësohet me diçka të re. Pas tre muaj atij i nevojiten 30 sekonda deri në dy minuta, ndërsa në 6 muaj, një fëmijë përshtatet në më pak se 30 sekonda.
16. Nëse një fëmijë do të jetë mëngjarash apo jo, përcaktohet rreth 10 javë pas lindjes.
17. Organi i vetëm që është zhvilluar plotësisht para lindjes së një fëmije është brendësia e veshit. Deri në mesin e shtatzënisë ka arritur madhësinë e një të rrituri. Në të kundërt, foshnjet lindin pa gjunjë, të cilat zhvillohen deri në 6 muajt e parë të jetës.
18. Foshnjet e Kaukazit lindin shpesh me sy ngjyrë blu të errët ose gri, por kjo mund të ndryshohet shumë herë deri në ditëlindjen e tyre të parë.
19. Burrat janë më të mirë në ndërrimin e pelenës së foshnjës. Atyre u duhet pak më shumë se një minutë kohë për ta kryer këtë veprim, ndërsa një gruaje mund ti duhet më shumë se 2 minuta. Ky ësht ënjë informacion mjaft i rëndësishëm për ta ditur, duke qenë se mesatarisht një fëmijë ndërron rreth 3.500 pelena në vit.
20. Foshnjet lindin me 300 kocka në trupin e tyre, por përfundojnë me 206 deri sa arrijnë moshën e rritur. Ndërkohë që fëmija rritet, kockat e vogla bashkohen me njëra-tjetrën për të formuar ato më të mëdhatë.
Marre nga Kid’s time.





(Visited 198 times, 1 visits today)




Top