Segunda-feira, 25/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Sprovat për të dashuruarit

Sprovat për të dashuruarit

Në intrigat dhe dinakëritë e shejtanit hyjnë edhe ajo me çka ai i sprovon të dashuruarit. Kjo, për Allahun, është huti dhe sprovë e madhe e cila shpirtrat i shndërron në robër të atyre që nuk janë krijues të tyre, i pushton zemrat që nuk janë të përulura nga dashnorët e tyre, shkakton luftë në mes dashurisë dhe teuhidit (besimit se vetëm Allahu është Zot), dhe thirrje në miqësi me çdo shejtan inatçi

 Pastaj zemrën e shndërron në simpatizant të pasionit të cilin e bën sundimtar dhe komandues të tij, duke ua shtuar kështu vuajtjen e zemrës, duke u mbushur me huti dhe duke u bërë pengesë në mes zemrës dhe pjekurisë së tyre.

Mandej i largon nga synimet e tij, ndërsa i fton në tregun e mirësisë për t’i shitur me çmim të lirë, si zëvendësim për vendbanime të larta të Xhenetit, i ofron formën më të ulët të lumturisë dhe kërkesat më të prapa, e të mos flasim për atë që është më lart, e ajo është afria e Mëshiruesit. Këto zemra gjejnë strehim tek të dashurit e pavlerë të cilëve dhembja e tyre ua shton kënaqësinë. Ta arrish këtë do të thotë ta arrish dëmin, ngase i dashuri shumë shpejt bëhet armik kur dëshiron ta braktisësh, sikur të mos kishte qenë i dashur. Kush kënaqet në këtë mënyrë pas një kohe do të përjetojë dhembje të madhe, posaçërisht atë ditë kur miqtë për njëri-tjetrin bëhen armiq, e që nuk do të ndodhë vetëm me të devotshmit.

Sa dashnor i mjerë është ai i cili për një grusht parash ia shet shpirtin dhe mallin dikujt tjetër, dhe jo Atij cilin të duhet dashur më së shumti. Do të kalojë pasioni i tij, por do të mbetet hidhërimi, do të zhduket ajo që ka qenë e dobishme, ndërsa do të mbetet ajo që dëmton. Kështu kalon gëzimi dhe mbetet pikëllimi, kalon kënaqësia dhe vjen vuajtja. Ai ka dy pikëllime: atë që e ka humbur Lavdiplotin, të Cilin duhet dashur së pari, dhe kënaqësinë dhe pikëllimin e përjetshëm për shkak të dënimit që do ta provojë në vuajtje të madhe. Vetëm atëherë i mashtruari do të kuptojë ç’ka humbur, dhe do të kuptojë se ai që e ka pushtuar zemrën e tij kurrë nuk ka qenë në shërbim të tij. Ndërsa s’ka fatkeqësi më të madhe se fatkeqësia e sundimtarit të larguar nga froni i cili është bërë rob një të pavleri urdhrat dhe ndalesat e cilit duhet t’i durojë.
Ta shikojë zemrën e të dashuruarit gjersa atë e pushton personi të cilin e dashuron, do ta shihje:
Si trumcaku në dorën e fëmijës i cili përgatitet ta mbysë, ndërsa fëmija luan me te.
Po të ishe dëshmitar i gjendjes në të cilën ndodhet dhe jetës të cilëp e jeton, do të deklarojë:
Nuk ka në botë më të pikëlluar se dashnori andaj edhe kurpasioni i tij s’ka hidhërimë,
E shikon, gjithnjë të përlotur ngafrika se do të braktiset, ose dëbohet.
Qan kur e dashura është larg, duke vuajtur për të, por qan edhe kur është afër, nga frika se do ta lë.
Sikur do ta shihje atë njeri, do të deklarojë se te ai as gjumi as pushimi kurrë nuk ndodhen bashkë, ndërsa nëse e shikon si derdh lot ose flakën e zjarrit në brendinë e tij, do të deklarojë:
Madhëruar qoftë Zoti i Arshit, Cili e thuri,
Cili pajton kundërshtimet të mos ndeshen.
Pika e krijuar nga zjarri në stomak, uji dhe zjarri në një vend.
Sikur të mund të shikoje se si dashuria udhëton kah zemra dhe depërton në të, do të dije se dashuria hyn më butësisht në të se shpirti në trup.
A do ta shiste njeriu i arsyeshëm Zotin e vet për atë që e pret dënimi më i madh? Në mes tij dhe mikut e mbrojtësit të tij nga i cili s’mund të ikë dot as të ndahesh me të ndodhet një perde e madhe. Dashnorin do ta mbytë ai të cilin e do, kurse ai është rob i tij, shërbëtor i përulur. Nëse ky e fton, ky do t’i përgjigjet. Nëse dashnori pyetet çka dëshiron, do të përgjigjej se personi i dashur është gjëja e fundit që e do dhe s’do të kërkojë askund tjetër qetësim. Ai mendon se ai dhuron fisnikërinë personit të dashur dhe se nuk e shet për çmim të ulët.

Shkeputur nga libri “KURTHET E SHEJTANIT”
Autor Ibn Kajim el Xheuzije.