Quinta-feira, 19/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

18 urtësi dhe këshilla

18 urtësi dhe këshilla

URTËSI DHE KËSHILLA

  1. Mos e sfido njeriun që nuk ka çfarë të humb!
  2. Çdoherë ka dikush që ka punët më keq se ty, andaj buzëqeshi jetës!
  3. Njeriu vazhdon të jetë fëmijë sa ta ketë nënën gjallë. Kur ajo të vdesë, ai plaket përnjëherësh!
  4. Nëse je sulmuar pas shpine, dije se ti je përpara!
  5. Të folurit e butë e mund edhe të vërtetën e qartë!
  6. Të gjithë ne jemi si hëna: kemi anë të errëta!
  7. Paniku në fatkeqësi është fatkeqësi tjetër!
  8. Buzëqeshja është fjalë e mirë e shkruar pa germa.
  9. Njerëzit me qëllime të ulëta dëfrehen duke gjurmuar për të metat e njerëzve të mëdhenj.

 

  1. Disa fjalë janë art, andaj shndërroje dëgjimin në art.
  2. Gjuha e gjatë është dëshmi e dorës së shkurtër.
  3. Gruaja është jo vetëm gjysma e shoqërisë por edhe ajo që lind gjysmën tjetër dhe e edukon.
  4. Sa më lart që të ngjitesh, aq më shumë re (sfida) do të kesh!
  5. Dështimi në planifikim çon në planifikim të dështimit.
  6. Frikacaku mund të gjejë treqind zgjidhje për problemin e vet ama asnjë përveç ikjes nuk i pëlqen.
  7. Ta hapësh një rrugë me buzëqeshje është më mirë se ta hapësh me shpatë!
  8. Veprat flasin më shumë se fjalët.
  9. Shokët e vërtetë janë sikur yjet; mund të mos i shohësh çdoherë, ama ata janë atje lart në qiell.
(Visited 325 times, 1 visits today)