Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

18 përdorimet mahnitëse të Aloe Verës. Nuk do keni më nevojë për produkte të shtrenjta

18 përdorimet mahnitëse të Aloe Verës. Nuk do keni më nevojë për produkte të shtrenjta

Bima e Aloe Verës besohet se e ka origjinën nga Afrika e Veriut. Zakonisht, ajo gjendet kryesisht në zonat tropike dhe përdoret për shumë probleme të lëkurës.Është e thjeshtë për rritjen dhe ruajtjen e prodhimit të kësaj bime sepse nuk ka nevojë për mirëmbajtje të madhe.Gjethet e saj janë të trasha dhe të mbushura me fibra dhe lëshojnë një xhel plot me antioksidantë, të cilët kanë veti anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe shëruese. Aloe Vera vepron si një ilaç natyral dhe është e dobishme për pastrimin e indeve të trupit. Kryesisht përdoret për trajtimin e problemeve dermatologjike por edhe kundër plakjes. Ja 18 përdorimet mahnitëse më të shpeshta të Aloe Verës:

Përdorime të jashtme të bimës Aloe Vera
Për rrudha, pika, prerje, plagë ose gërvishtje
Si hidratuese e lëkurës duke e bërë atë rrezatuese dhe të butë
Për djegien nga dielli dhe djegie të tjera
Për ekzema, puçrrat e fytyrës
Kundër pickimeve të insekteve
Për prerjet nga brisku i rrojes
Si balsam për flokët
Përdorimet e brendshme të Aloe Vera
Shërben si anti-inflamacion dhe kundër artritit
Përmirësimin e tretjes
Funksionimi më i mirë i traktit urinar
Imunitet më të mirë
Mishrat e dhëmbëve më të shëndetshme dhe shëndetin oral në përgjithësi
Përmirëson nivelin e sheqerit
Përmirëson zemrën
Përmirësohen analizat e qelizave të bardha të gjakut
Përmirëson gjakun në përgjithësi
Mund të keni shëndet më të mirë kardiovaskular
Përmirëson problemin e kapsllëkut
Përdoreni si të dëshironi, vetëm sigurohuni që ta përdorni për kurimin e problemeve të jashtme por edhe të brendshme. shije.al

(Visited 86 times, 1 visits today)
Top