Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

16 shenja që tregojnë se ai ju dashuron MARREZISHT

16 shenja që tregojnë se ai ju dashuron MARREZISHT

Shenja që tregojnë se ai ju dashuron MARREZISHT

1. Ai ju ndihmon edhe kur është i zënë
Ai duhet të bëj një prezantim për në punë, por para kësaj ai vendos të rregullojë biçikletën tuaj, në mënyrë që ju të mos merrni autobusin nesër.

2. Ai ju mban flokët kur ju villni
Ka pak veprime që tregojnë sesa kujdesen për ju. Psh. nëse ai kujdeset për ju kur jeni duke vjellë, ai ju do.

3. Ai të bën të ndihesh e bukur
Edhe pse nuk të thotë se je e bukur vazhdimisht, ndihesh e bukur krah tij.

4. Ti je përparësia e tij
Ai ju vë para të gjithëve dhe gjithçkaje tjetër në jetën e tij.

5. Ai kujton gjërat që janë të rëndësishme për ju
Ai nuk harron detajet e vogla që kanë rëndësi për ju, sepse nëse është e rëndësishme për ju, është e rëndësishme edhe për të.

6. Ai kërkon mendimin tuaj
Kur ai është duke marrë një vendim, ai dëshiron të dijë mendimin tuaj, sepse ai i vlerëson ato.

7. Ai ju mbulon me një batanije
Parneri yt ju do, nëse ai mban një batanije rreth jush kur keni ftohtë. Veprime të vogla si kjo tregojnë se ai dëshiron që ju të jeni të lumtur.

8. Ai thotë “ne”
Edhe në qoftë se ishte ai që hyri në shkollë për mjekësi, ai shprehu njoftimin e tij me një “ne”, sepse beson se ju jeni një pjesë jetike për pranimin e tij. Ai nuk e sheh më veten vetë; ai sheh të dy ju bashkë.

9. Ai ju telefonon ju të parën
Ju jeni personi të cilit ai dëshiron t’i tregojë lajmet e reja. Nëse ai ju telefonon ju më përpara, ai tregon se ju do edhe ju vlerëson.

10. Ai ju shikon kur nuk i kushtoni vëmendje
Nëse ju kapni sytë e tij mbi ju kur nuk keni mendjen, ai ka disa ndjenja të thella për ju.

11. Ai ju respekton
Burri juaj njeh personalitetin tuaj dhe ju respekton si person.

12. Ai është i lumtur kur ti je e lumtur
Nëse ai të do, emocionet e tua do të ndikojnë tek ai. Ai nuk mund të jetë I lumtur sepse ai ndjen dhimbjen tuaj.

13. Ai thotë “më fal”
Nëse ai ju do, është i gatshëm të pranojë gabimet e tij dhe i vjen keq që t’iu lëndojë.

14. Ai është i sjellshëm me miqtë dhe familjen tuaj
Dashuria e një njeriu do të shtrihet tek njerëzit që janë të rëndësishëm për gruan që ai pëlqen. Ai përpiqet për të lënë gjithmonë një përshtypje të mirë tek miqtë dhe familja tuaj.

15. Ai përpiqet të të bëjë të qeshësh
Një nga gjërat e tij të preferuara është t’iu dëgjojë të qeshni, kështu që ai bën gjithçka që mundet për të shkaktuar të qeshura.

16. Ai bën plane
Ju jeni në qendër të jetës së tij, dhe ai ia bën çdokujt të ditur këtë. Ai bën plane me ju në mendje.
Burimi: familyshare
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 601 times, 1 visits today)
Top