Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

16 argumente ne trupin tone

16 argumente ne trupin tone

Mesazhi i Kuranit Fisnik është i përhershëm, për çdo kohë dhe për çdo brez: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona, në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.” (Fusilet, 53).

Nese keni menduar qe trupi i njeriut eshte i jashtezakonshem, tani do te bindeni edhe me shume per kete gje. Trupi i njeriut eshte mrekulli e vertete

-Njerezit shkelqejne ne erresireHulumtuesit japoneze kane zbuluar me kamera shume te ndjeshme qe trupat tane leshojne sasi te vogla te drites, te cilat jane shume te dobeta per t’u regjistruar nga syri njerezor. Edhe pse dihet qe moti qe qeniet njerezore prodhojne sasi te vogla te drites, si pasoje e reaksioneve kimike ne qeliza, shkencetaret japoneze per here te pare kane arritur ta regjistrojne ate drite.

-Trupi prodhon aspirine

Konsumimi i pemeve dhe i perimeve mund t’i ndihmoje trupit te njeriut per ta krijuar aspirinen e vet. Nje hulumtim ka treguar qe trupi yne nga acidet e pemeve dhe perimeve krijon acidin salicik, komponent kyç i cili aspirines i jep vetite antiinflamatore(kunder ndezjeve) kunder dhembjeve.

– Eshte mire te beni nje sy gjume ne pune

Nje sy gjume prej 20 minutash mund te permiresoje vigjilencen e pergjithshme, forcoje disponimin dhe rrise produktivitetin. Uilliam Antoni, autori i librit “Arti i dremitjes ne pune” thote qe ndikimi pozitiv i dremitjes se shkurter mund te zgjase edhe deri disa ore. Keshtu qe nese shefi juaj ju gjen duke fjetur ne vendin e punes, permendjani kete fakt!

– Ne mengjes jemi me te gjate

Ndoshta eshte me mire qe basketbollin ta luani ne oret e mengjesit, sepse trupat tane jane mesatarisht per nje centimeter me te gjete sesa ne mbremje. Ndoshta tingellon çuditshem, por gjatesine e shtuar na e jep sasia e lengut ne mes disqeve te kurrizit, i cili perterihet gjate nates derisa fleme.

– Orgazma nxit teshtimen

Disa meshkuj pas ejakulimit ndiejne dhembje koke dhe ndonjehere edhe teshtijne. Aktiviteti i rritur ne sistemin nervor gjate orgazmes mund te jete fajtor per dhembjen e kokes, ndersa shpjegimi i mundshem per teshtimen eshte afersia e qendrave ne tru per orgazem, hapje te gojes dhe teshtime.

– Edhe gjuha ka gjurme te veqanta

Ashtu si dhe shenjat e gishtave edhe gjurma e gjuhes eshte e ndryshme te secili njeri. Per shkak te veçantise se formes dhe rrudhave fiziologjike te çdo gjuhe, kjo eshte e dobishme gjate vertetimit te identitetit.

– Lekura me e trashe eshte ne shpute

Lekura eshte me e trashe ne shuplaka dhe ne shputa, ndersa trashesia e saj ne keto pjese te trupit eshte kater milimetra. Po ashtu, lekura ne keto pjese ka me se shumti gjendra te djersitjes.

– Zorra qorre nuk eshte krejt e padobishme

Per nje kohe te gjate eshte konsideruar organ i padobishem, por zorra qorre ne fakt ka funksionin e vet. Ajo ne fakt paraqet “shtepi te sigurt” per baktere te dobishme, te cilat jetojne ne stomakun njerezor dhe nxisin tretjen.

– Pozita e turpit ndikon ne kujtese

Nuk mund te kujtoni daten e ndonje ngjarje?. Nje studim i cili ka pase si objekt studimi kujtesen ka zbuluar qe njerezit kujtohen me mire se kur ka ndodhur diçka nese qendrojne ne poziten ne te cilen kane qene ne momentin e ngjarjes.

– Biondet kane me shume floke

Nuk e dime a jane me shume argetuese, por shkenca thote qe kane me shume floke. Ngjyra e flokeve, zbulon nje hulumtim, percakton dendesine e saj. Numri mesatar i flokeve te njeriut eshte 100.000 rrenje te qimeve ku secila mund te prodhoje 20 fije individuale floku gjate tere jetes. Biondet kane mesatarisht 146.000 folikula(rrenje flokesh), ndersa njerezit me floke te zinj rreth 110.000. Dendesine me te vogel te flokeve e kane njerezit me floke te kuqe, me me pak se 100.000 folikula(rrenje flokesh).

– Gjurmët e gishtërinjve

Janë të papërsëritshme. Ato janë të ndryshme edhe te binjakët identikë. Shenjat e gishtërinjve mbeten të njëjta për të gjithë jetën. Edhe kur dëmtohet lëkura, mbasi shërohet, shenjat e gishtërinjve janë njëlloj si më parë. Përkujtojmë ajetin kuranor: “A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!” (Kijame, 3-4).

– Irisi, pjesa e ngjyrosur e syve

Eshtë po aq e veçantë sa dhe shenjat e gishtërinjve. Çdo iris ka një konfigurim të ndërlikuar vizash dhe hapësirash, që skaneri i syve i lexon, duke i përkthyer në një kod me vija. Megjithatë skanimi i irisit nuk është i përkryer. Kur sëmureni irisi ndryshon dhe duke vendosur lente kontakti mund ta fshihni identitetin tuaj.

-Sistemi imunitar

Rruazat e bardha të gjakut dallojnë qelizat e tua nga ato të njerëzve të tjerë. Nëse në trupin tuaj hyjnë qeliza të huaja (si mikrobet), rruazat e bardha të gjakut i zbulojnë ato dhe i sulmojnë. Fatkeqësisht, ky sistem punon aq mirë sa trupi juaj përpiqet të flakë organet e një personi tjetër të transplantuara te ju.

– ADN-ja

Një mënyrë e mirë për të pranuar se cili je është marrja e gjurmës së ADN-së suaj, fragmentohet dhe pastaj këto shtrihen në një shtresë xhelatine duke dhënë një kombinim shiritash. Policia e përdor ADN-në për të gjetur identitetin e njerëzve duke u nisur nga gjaku, fijet e flokut apo indet e tjera të trupit të gjetura në skenën e krimit. Sipas disa ekspertëve mundësitë që dy njerëz të kenë ADN të njëjtë janë 1 në 5.000 miliard miliarda njerëz.

Duke medituar përkujtojmë ajetin kuranor: “Qoftë mallkuar, njeriu, sa mohues i fortë është ai! Po prej çkafi e krijoi Ai atë? Atë e krijoi prej një pikë uji dhe e përgatiti.” (Abese, 17-19).

– Zëri

Ndonëse zëri juaj ndryshon sipas humorit, fjalëve që përdorni dhe moshës, ka disa tone të veçanta që mbeten të dallueshëm përjetë. Një analizues i gjurmës së zërit mund t’i nxjerrë dhe t’i dallojë këta tinguj, edhe kur ju flisni në telefon. Disa banka të mëdha përdorin dalluesin e zërit për të kontrolluar identitetin e stafit të tyre. Analizuesit e zërit e kthejnë zërin e njeriut në një konfigurim vijash në kompjuter.

– Nënshkrimi

Cdo njeri ka shkrim dore të dallueshëm nga të tjerët dhe persona që quhen grafologë, pretendojnë se janë në gjendje të përcaktojnë personalitetin e dikujt vetëm nga mënyra si shkruan ai. Mënyra tradicionale për të provuar identitetin tuaj është hedhja e firmës. Firma shkruhet me një veprim të shpejtë, duke e ekzagjeruar ca stilin tuaj të shkrimit, në mënyrë të tillë që e bën firmën apo nënshkrimin të vështirë për t’u kopjuar.

Allahu thote ne Kuran:
“Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk po mendoni?” (Dharijat, 20-21).

“Po edhe në veten tuaj (ka argument). A nuk po e shihni?” (Dharijat, 21)

Allahu i Lartësuar thotë duke na përkujtuar vazhdimisht: “A nuk menduan ata në veten e tyre…” (Rrum, 8).

Pershtati: Mjekesia Islame