Sunday, 20/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

15 mënyra të thjeshta si të përdorni në të përditshmen tuaj gjysmë limoni dhe një lugë sodë buke



15 mënyra të thjeshta si të përdorni në të përditshmen tuaj gjysmë limoni dhe një lugë sodë buke

Shumë prej nesh janë janë të njohur me vetitë kurative të sodës së bukës, apo limonit, por a keni menduar ndonjëherë se përzierja e tyre është një eliksir i vërtetë shëndetësor? Më poshtë do të lexoni të gjitha përdorimet e këtyre dy përbërsve
Pastroni frutat dhe perimet. Spërkatini frutat dhe perimet me sodë buke dhe përdorni një furçë dhmëbësh për të pastruar lëkurën. Shpëlajini me ujë të bollshëm dhe nëse këto të fundit mund të konsumohen me lëkurë mos i qëroni!
Eleminoni lëkurën e thatë nga buzët
Soda e bukës vepron gjithashtu si një eksfoljant i shkëlqyer. Përzieni pak sodë buke me mjaltë dhe ja ku përftuar një scrub i cili do të largojë të gjitha shtresat e vdekura të lëkurës dhe do rigjenerojë qelizat e reja.

Pastroni bizhuteritë ! Lexoni në këtë link mënyrën e duhur se si ta përdorni sodën e bukës për të shkëlqyer bizhuteritë tuaja
Pastroni sipërfaqen e mobiljeve të kuzhinës duke përzierë pak sodë buke me lëngun e limonit. Kjo përzierje do të largojë njollat e ynydyrës dhe për më tepër është një metodë e pastrimi “e shëndetshme” pasi janë përbërës natyralë që nuk përmbajnë kimikate.
Pastroni theksen e bukës
Spërkatni sodë buke dhe ujë të oksigjenuar mbi sipërfaqen e tostit ku thekni bukën dhe lëreni për disa minuta që përbërësit të veprojnë. Me ndihmën e një cope pastroni sipërfaqen dhe ja, tosti juaj është i pastër si i ri.

Mos e humbisni as kete artikull: Receta e shampos me sodë buke për të përshpejtuar rritjen e flokëve
Zbardhon thonjtë
Lyejini thonjtë me një pastë të krijuar nga soda e bukës dhe lëngu i limonit. Mbajeni këtë përzierje për 10 minuta mbi sipërfaqen e thonjve dhe përsëriteni dy ose tre herë në javë.
Pastroni xhamat apo pasqyrat e ndotura
Përzieni lëngun e një limoni, me pak ujë dhe disa lugë sodë buke.
Largon erën e keqe nga lodrat e pellushit.
Futini arushat e pellushit në një qese dhe hidhini sodë buke. Tundeni qesen për disa minuta dhe më pas me ndihmën e një fshese korenti, largoni mbetjet e sodës së bukës nga arushat.
Zbardhon dhëmbët
Spërkatni pak sodë buke dhe lëng limoni në furçën e dhëmbëve dhe me të fërkoni dhëmbët për disa sekonda.living.al