Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

14 zakonet në jetë që e bëjnë zemrën copë-copë

14 zakonet në jetë që e bëjnë zemrën copë-copë

zemra zemra
Sëmundjet kardiovaskulare, mbeten në botë, ndër shkaqet kryesore të vdekjeve. Dhe arma e vetme për ta zbutur këtë prirje negative, është parandalimi i tyre. Por si mund të realizohet ai? Do të mjaftonin në fakt, vetëm që të ndalonim 14 zakone të këqija gjatë jetës. Dhe kështu, zemrën nuk do ta bënim copë-copë…

1) Të acarohemi.

Të qenit agresiv dhe nervoz, paraqesin rrezik për fryrje të arterieve nëpër të cilat kalon gjaku, duke u kthyer kështu në rrezik ekspozimi ndaj problemeve më të rënda kardiovaskulare.

2) Të hash shumë salsiçe.

Të hash shumë salsiçe në jetë, rrit me nivelin prej 42% goditjet e zemrës dhe sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Këtë e mbështet, një studim i kryer në Universitetin e Harvardit.

3) Të mërzitesh.

Sipas studiuesve britanikë në Universitetin “College” në Londër, njerëzit të cilët thonë se janë të mërzitur me jetën e tyre, e kanë dy herë më të lartë rrezikun për të vdekur nga një infarkt në zemër, sesa ata me kënaqësi të lartë nga jeta.

4) Të flesh më pak se 5 orë.

Studentët e Universitetit të Morgantounit, në Shtetet e Bashkuara, gjetën se duke fjetur shumë (9 orë apo më shumë), ose shumë pak (5 orë ose më pak ) shumëfishon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në veçanti, ata që zakonisht nuk i kalojnë 5 orë gjumë, e dëmtojnë zemrën më shumë se dy herë nga të tjerët. Rreziku rritet sidomos në rastin e grave dhe të moshuarve.

5) Të shohësh shumë TV.

Të qëndrosh për disa orë ulur para ekranit të vogël, rrit rrezikun e të paturit e një goditje apo sulm në zemër, madje edhe në qoftë se ju bëni aktivitet të rregullt fizik. Kjo pasi, kur trupi është joaktiv, në fakt, ka tendencë për të grumbulluar kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

6) Të jesh pesimist.

Njerëzit optimistë kanë më pak gjasa për t’i zhvilluar sëmundjet e zemrës, se sa ata që kanë tendencë të jenë të lumtur. Kjo sipas një studimi amerikan të fundit. “Kush nuk ka qëndrim pozitiv, – pohon Karina Davidson, e cila udhëhoqi studimin, – ka 22% më shumë gjasa të sëmuret, se ata me optimizëm të lartë”.

7) Të gërhasësh.

Të gërhasësh natën, shoqërohet me çrregullime të frymëmarrjes gjatë gjumit, duke rritur kështu me 3.8 herë presionin e lartë të gjakut, dhe 2 herë diabetin. Të tillë tregues, mund të pësojnë komplikacione kardiovaskulare, të tilla si infarkt miokardi apo goditje pectoris.

 Mos përdorni pe’ për të pastruar dhëmbët.

Mos përdorni pe’ për të pastruar dhëmbët sepse kjo ndikon negativisht në shëndetin e enëve të gjakut.

9) Ta ekzagjerosh me sportin.

Gabimi më tipik është që të hidhesh me turr në sport, apo të bësh regjim rraskapitës në palestër. Sidomos, nëse e keni kaluar moshën 40-vjeçare.

10) Alkooli.

Kjo shoqërohet me rrezikun e hipertensionit, kolesterolit të lartë dhe infarktit në zemër.

11) Abuzimi me peshën.

Mbipesha dhe obeziteti janë faktorë kryesorë të rrezikut për zemër.

12) Të hash shumë mish të kuq.

Mishi i kuq është me sasi të larta yndyrash, të cilat rrisin rrezikun kardiovaskular.

13) Pirja e duhanit.

Pirja e duhanit është gjë shumë e keqe për shëndetin tuaj, është shkaku kryesor i sulmit në zemër dhe sëmundjeve koronare të zemrës si te gratë, dhe te burrat, i lidhur me 30% të vdekjeve. Është vlerësuar se 20-25% e aksidenteve kardiovaskulare janë të lidhura me konsumin e cigareve.

14) Përdor shumë kripë në kuzhinë.

Shumë kripë, e vë në rrezik shëndetin e arterieve, pasi rrit tensionin e gjakut, enët e gjakut bëhen të ngurta dhe të shkakton arteriosklerozë. Barkushja e majtë e zemrës, rritet në vëllim. Rezultati? Infarkt.

Tags: