Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Elida Zylbeari Sot shënohen 12 vjet nga masakra e vitit 2001 në fshatin Luboten në të cilën forcat maqedonase vranë dhjetë shqiptarë, dogjën 14 shtëpi dhe arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 shqiptarë. Një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit anëtarët e një njësie policore të komanduar prej Johan Tarçullovskit kryen një sulm të […]
Elida Zylbeari Sot shënohen 12 vjet nga masakra e vitit 2001 në fshatin Luboten në të cilën forcat maqedonase vranë dhjetë shqiptarë, dogjën 14 shtëpi dhe arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 shqiptarë. Një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit anëtarët e një njësie policore të komanduar prej Johan Tarçullovskit kryen një sulm të […]
12 vite nga masakra ndaj shqiptarëve, krimineli lartësohet si hero!

Elida Zylbeari
Sot shënohen 12 vjet nga masakra e vitit 2001 në fshatin Luboten në të cilën forcat maqedonase vranë dhjetë shqiptarë, dogjën 14 shtëpi dhe arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 shqiptarë.
Një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit anëtarët e një njësie policore të komanduar prej Johan Tarçullovskit kryen një sulm të paligjshëm në Luboten ku u vranë gjashtë vjeçari Erxhan Aliu, Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.
Deri më tani vetëm Tarçullovski u dënua me burg për këtë krim, “heroi” i sotëm i Qeverisë i cili tani është i lirë pasi ka vuajtur 8 vite burg dhe u prit në mënyrë madhështore nga po kjo Qeveri. I akuzuari i parë, ministri i Brendshëm i asaj kohe Ljube Boshkovski në mungesë provash u lirua nga akuza dhe u prit në të njëjrën mënyrë por ai sot është “tradhtari” ai gjendet në burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
I dënuari për krime lufte ndaj shtatë shqiptarëve gjatë vitit 2001, Johan Tarçullovski në prill të këtij viti zbriti në aeroportin e Shkupit. Kryeministri dërgoi avion qeveritar deri në Gjermani ta merr atë ndërsa e priti me përqafim kur zbriti nga i njëjti.
Gruevski, “heroit” të kombit si që e konsiderojnë shumica e maqedonasve, i dhuroi flamurin e Maqedonisë para Qeverisë.
Banorët e Lubotenit dhe shqiptarët e Maqedonisë u shprehen të revoltuar nga pritja e tillë e Qeverisë.
“Dy vëllezër i kemi humbur, unë kam qenë 13 vjet e gjysmë, i burgosur me dy vëllezërit e tjerë, babai ka qenë I plagosur, edhe dy djemtë e axhës i kemi pas të vrarë. Ajo nuk harrohet asnjëherë, por kjo tash me lirimin e këtij, Qeveria që e ka bë pagesën me shkue me marr kjo domethënë për banorët e fshatit Luboten, jo vetëm për ne, është një vrasje e dytë. Faktikisht kriminelin e lirojnë, unë nuk di çka të them, me lirue një kriminel. Qeveria jonë çka është në pushtet edhe e përkrah këtë, unë nuk di çka të them më shumë. Ka qenë shumë keq, unë për veti nuk mund ta paramendoj se ka qenë shumë një rast i keq, ka qenë një masakër e keqe, me vra 6 vjet fëmijë edhe prapë me u lirue, unë nuk di çka të them”, u shpreh në prill Mevludin Bajrami, familjar i viktimave.
Ndërsa në Facebook qarkullojnë komente të tilla si: “Pra, atë që Gjykata Ndërkombëtare e ka shpallë “kriminel lufte” Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shpall hero, pra jo partia VMRO-DPMNE, jo “Dostoinstvo”, jo “branitellat”, por vetë Qeveria. Kjo i bie që kjo qeveri e miraton veprimin e tij në vitin 2001. Kjo i bie që Johani nuk ka pasur faj, por fajin e kanë pasur lubotenasit që kanë qëlluar në rrugën e plumbave të tij. Dhe, sipas kësaj logjike, i bie që lubotenasit duhet t’i kërkojnë falje Tarçullovskit për vrasjet që ai i ka bërë në Luboten”.
Për më shumë, si duket nuk mjaftuan pritjet solemne me avion zyrtar si dhe as hapësira mediale që i përkushtohet për çdo ditë kriminelit të dënuar për krime lufte duke e lartësuar atë si hero, Johan Tarçullovski, ai tani duhej të ishte figura kyçe e festimeve të Qeverisë për dy Ilindenët.
Personi i shpallur nga Gjykata e lartë ndërkombëtare e Hagës për ngjarjet e vitit 2001 në fshatin Luboten të Shkupit ku u masakruan pleq dhe fëmijë shqiptar civil të pafajshëm, që sipas analistëve duhet madje së bashku me Qeverinë tu kërkojë falje shqiptarëve, ishte kalorësi kryesor në ceremoninë në Krushevë duke mbajtur flamurin në dorë dhe i hipur mbi kalë. Këtë trajtim disa nga mendjet kritike maqedonase e kanë krahasuar me atë të qeverisë serbe që e kishte me kriminelin e njohur serb, kasapin e shqiptarëve Zhelko Razhnjatoviç Arkan. /Portalb
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 23, 2018 / By M.I Ku ta hedhi hajmalinë që e kam?
March 23, 2018 / By M.I A ekzistojnë jashtëtokësorët?
March 23, 2018 / By M.I Si duhet të falet gruaja shtatzënë?
March 23, 2018 / By M.I Tre veta më bëjnë të qesh ndërsa tre më bëjnë të qaj
March 23, 2018 / By M.I Ja sëmundjet që mbron trëndafili i egër
March 23, 2018 / By M.I Shtatë ushqimet që doktorët gjithmonë i konsumojnë…
March 23, 2018 / By M.I Detyrat e gruas ndaj burrit
March 23, 2018 / By M.I Psikologet: Ja çfarë mund të bëni nëse i afërmi juaj tenton vetvrasjen