Domingo, 16/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

10 Ushqime që rrisin prodhimin e qumështit të gjirit



10 Ushqime që rrisin prodhimin e qumështit të gjirit

Më poshtë do të gjeni 10 ushqimet më të njohura në botë për efektin e tyre të madh që kanë në nxitjen e prodhimit të qumështit të gjirit tek nënat në laktacion.

1) Uji.

Uji nuk është teknikisht një ushqim, por ky është aspekti më thelbësor për të siguruar që ju do të keni një furnizim adekuat me qumësht. Sipas studimeve, 75% e amerikanëve janë kronikisht të dehidruar. Ju nuk keni nevojë të pini tri litra ujë në ditë, por ju duhet të konsumoni patjetër 8 gota lëngje çdo ditë. Në fazat e hershme të ushqyerjes me gji është një domosdoshmëri që të keni një shishe me ujë afër vendit ku ju i jepni gji fëmijës suaj. Ju nuk mund të jeni të etura kur të uleni, por nuk është e pazakontë që të keni nevojë për ujë pas pak minutash.

2) Bollgur/Tërshëra.

Bollguri është fantastik për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e furnizimin të qumështit. Nëse ju do të konsumoni një tas me bollgur në ditë qoftë në mëngjes apo edhe në darkë kjo do të jetë në përfitimin tuaj. Ju tashmë e dini se bollguri ndihmon për të ulur kolesterolin dhe mund të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut, por rritja e furnizimit tuaj me qumësht është një tjetër përfitim i mrekullueshëm i konsumimit të bollgurit.

3) Biskotat e laktacionit.

Jo biskotat e thjeshta, por biskota të veçanta për laktacionin. Kjo recetë ka bërë histori për dekada të tëra.

4) Hudhër.

Ju nuk keni nevojë të shkoni të hani grushta me hudhra, por duke shtuar hudhër tek ushqimet tuaja jo vetëm që do t’i bëni ato të shijshme, por hudhra gjithashtu rrit furnizimin e qumështit të gjirit. Hudhra është përdorur nga nënat me gji për shekuj me radhë për të ndihmuar në rritjen e sasisë së qumështit të tyre.

5) Karrota.

Karotat janë plot me beta-karotene, e cila ndodh që të jetë në kërkesa më të larta në sasi kur ju jeni në laktacion. Karotat janë një burim i shëndetshëm i karbohidrateve dhe do të rrisin kaliumin në organizmin tuaj, gjithashtu. Karota do t’iu ndihmojë edhe të humbni peshën e lindjes më shpejtë.

6) Kopër.

Nëse ju e zieni atë, e hidhni në gjellë, apo e hidhni atë të papërpunuar në një sallatë, kopra është një barishte që besohet gjerësisht të jetë një galactagogue i shkëlqyer. Kopra njihet gjithashtu në aftësinë e saj qetësuese ndaj një stomaku me dhimbje.





7) Arrat.

Ndonjëherë duke qenë një nënë e re ju mund të ndjeheni të nervozuara. Merrni një pushim, merni një grusht arra, dhe shijoni disa çaste qetësie, kështu do të ndihmoni dhe furnizimin tuaj me qumësht. Arrat braziliane, bajamet, dhe arrat macadamia janë zgjedhjet më të njohura për t’i dhënë qumështit juaj një shtysë të lartë në yndyrna të mira dhe antioksidantë duke rritur kështu edhe sasinë e qumështit që ju do të prodhoni.

Lexoni etiketat dhe shkoni për arra të gjalla, kur është e mundur. Shumë arra, komercialisht në dispozicion, janë të dëndura në kripë ose yndyrna. Versionet pa kripë dhe me pak sasi sodiumi janë ato më perfektet.

8) Papaja e gjelbër.

Po, jam duke folur për të ngrënë papaja të paqëruar. Në Azi, papaja e gjelbër është një galactagogue tradicional. Nëse ju keni një restorant të preferuar Thai, porositni Som Tam, e cila është një sallatë me papaja jeshile. Nëse ju nuk jeni një fans i ushqimit Thai, provoni t’i tiganisni ose t’i zieni deri në ngrohje të lartë papajat derisa ato të forcohen. Papaja e gjelbër është gjithashtu në dispozicion edhe në formë tabletash.

9) Farërat Sesam.

Bukët e ngrohta me susam janë një shije e vërtetë dhe kur bëni një hamburger me këto simite bëhet akoma më e shijshme por juve nuk ju mjaftojnë kaq pak fara susami. Tahini është një pastë e shijshme në formë gjalpi e bërë nga farat e susamit që ju mund të shtoni në recetat dhe salcat e dietës tuaj e t’i jepni një shije nga ajo e Lindjes së Mesme ushqimit tuaj. Farat e susamit janë jo vetëm të shijshme, por kanë edhe nivele të larta në kalçium.

10) Xhinxher/Xhenxhefili.

Xhinxheri ose ndryshe xhenxhefili është një tjetër ushqim i përdorur gjerësisht në kuzhinë dhe që njihet për vetitë e tij në rritjen e sasisë së qumështit të gjirit tek nënat në laktacion.

Shumë receta aziatike dhe indiane përdorin xhenxhefilin, kështu ju zgjeroni menunë tuaj dhe provoni disa gatime me kuzhinë ndërkombëtare. Nëse jeni të lodhur dhe nuk keni kohë, në vend të gatimeve përtypni pak xhenxhefil shpesherë në gojë dhe do të shihni benefitet prej tij./botaebebeve

(Visited 15 times, 1 visits today)




Top