Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

10 Shenjat e goditjes nga magjia?

10 Shenjat e goditjes nga magjia?

shenjat e magjise

Shenjat e goditjes nga magjia janë të shumta dhe ndryshojnë sipas personit. Ndodh edhe që të mos ketë fare shenja ose mos të jenë të dukshme tek ata persona të cilët janë besimtarë të mirë dhe të kapur fort pas fesë, dhe ndikimi i magjisë te ata është shumë i dobët për shkak të lidhjes së fortë që kanë me Allahun.

Por shumë nga shenjat që shfaqen tek personi i goditur nga magjia janë të njëjta me personin e marrë mësysh, me personin e prekur nga xhindi ose me disa sëmundje natyrore a psikike. Në këto raste është mjekuesi me anë të rukjes ai i cili arrin të dallojë se kujt i përkasin këto shenja. Prej tyre përmendim:

1 -Mos pasja sukses për lidhje martesore pa asnjë shkak të dukshëm.

2 -Ankesa e vetë personit i cili ka neveri nga bashkëshorti ose nuk arrin të kryejë dot marrëdhënie seksuale me të.

3 – Goditja e pjesëtarëve të tjerë të familjes nga magjia, gjetja e disa gjërave jonormale në shtëpi ose në makinë si simbole të pakuptueshme të shkruara, gurë në forma të çuditshme, pluhur i bardhë si miell i shpërndarë, gjilpëra të ngulura nëpër orendi të ndryshme, rroba prej së cilave është prerë ndonjë pjesë.

4 -Humbja e sendeve pa shkak ose gjetja e tyre të spërkatura ose të lyera me diçka të ngjashme me ngjyrën e gjakut.

5 -Ujë apo ndonjë lëng tjetër i derdhur para derës së shtëpisë ose dyqanit, vezë e thyer, mace e therur apo gozhdë të ngulura në derë dhe gjëra të tjera të dyshimta.

6 -Largimi nga feja dhe nga Kur`ani, zhytja në gjynahe, të vjellat ose dalja e gjakut nga goja pa asnjë shkak mjekësor.

7 -Kërcënimi nga ndonjë person i afërt apo i largët se nuk ka për t’u martuar, se nuk do të punojë, se do të pushohet nga puna dhe më pas gjërat ndodhin ashtu siç e kërcënuan më parë.

8 -Divorci i përsëritur pa pasur shkak konkret.

9 -Dhimbja e vazhdueshme e kokës ose dhimbje të ndryshme që i ndien kur shkon në det, kur fryn era ose kur kalon afër varrezave.

10 -Shkuarja më parë tek magjistarët dhe fallxhorët për të kërkuar fatin apo për të shëruar ndonjë sëmundje. Ngrënia, pirja apo tymosja më gjëra që merren prej tyre.

Disa të sëmurë me magji mund të dallohen nga shikimi apo nga shkëlqimi i syve.
I sëmuri me magji mundet që të shikojë në ëndërr disa shenja si:

-Të shikojë në ëndërr sikur i bëjnë magji, apo shikon magjistarë që i fryjnë, i japin për të ngrënë a për të pirë ose e qëllojnë dhe kur zgjohet ndien dhimbje në atë vend.

-Të dëgjojë në gjumë dikë që thotë për të se i është bërë magji.

-Shikon shpesh në ëndërr xhindët në formë njeriu ose kafshe dhe sikur po i lufton ata.

-Disa gra shtatzëna shikojnë në ëndërr sikur i qëllojnë në bark dhe të nesërmen dështojnë.

-Mund të shikojë në gjumë edhe simbole, shkrime, nyje dhe numra.

Tags: